Shokon piktori që mashtroi Rudinën në emision: Jam gazetar i infiltruar

Prej disa ditësh po bën bujë të madhe në media rasti i 20-vjeçarit Edlir Reka, i cili ishte i ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” pasi pretendonte se kishte fituar çmimin e parë në Rusi me një prej pikturave të tij.

Teksa ai intervistohej në studio, komentuesit në Instagram nisën të akuzonin 20-vjeçarin nga Berati se ai ishte mashtrues dhe pikturat ishin të vjedhura. Pasi i vuri re këto komente, moderatorja Rudina Magjistari vendosi t’a demaskonte publikisht Rekën, i cili u rikthye në emision për të kërkuar falje për veprimin.

Megjithatë, së fundmi Edliri i ka shokuar të gjithë me deklaratën, pasi është shprehur se në fakt është një gazetar i infiltruar i emisionit “Bypass Show” në “Vizion Plus” dhe sipas tij, ky ‘mashtrim’ ishte bërë për të demaskuar gazetarinë shqiptare.

“Shkova unë?! Jo!
Më ftuan?! Po!
Mashtrova?! Jo!
Aktrova?! Po!
Pse?!
Ishte viti i kaluar kur unë mora guximin që të bëja këtë gjë.
BypassShow në Vizon Plus më sygjeruan që të isha i infiltruari i tyre, duke u treguar të tjerëve nga Instagrami im, se isha një artist me famë botërore.

Pse mua, sepse jam piktor dhe aktor. Dhe isha personi i duhur.
Ku është gabimi këtu? Gjithsesi, pse e bëmë këtë gjë? Stafi i Bay Pass e bëri për të treguar se sa përtokë është gazetaria Shqiptare.

E arritën që ta tregonim këtë gjë? Po!
Çfarë më bën mua? Mashtrues!
“U demaskova” nga ata që ne si staf të Bypass po demaskonim.
Une aktrova, atë që më ishte caktuar.
Dhe e arrita.

Gazetaria bazohej vetëm tek fjalët e një 20 vjeçari që po aktronte dhe nuk verifikuan asgjë. Ku është gabimi ynë këtu? Asgjëkundi. Përsëri i shtruan publikut shqiptar një tryezë me ushqim të kalbur.

Vetëm gënjeshtër pas gënjeshtre.
Unë dhe stafi i Bypass Show ia arritëm qëllimit!
Kryeministri Edi Rama tha : “Jeni një kazan mediatik”U vërtetua!”- ka shkruar ai krahas videos në Instagram.

Gjithashtu, në emisionin e tij, gazetari Agim Bajko është shprehur para kamerave se Edlir Reka në fakt është i infiltruari i emisionit, i cili e bëri siç duhet punën e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...