Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them sa mundësi ke të gjesh dashurinë

Jemi në muajin shkurt, muajin e dashurisë. Kjo për shkak të festës së famshme të të dashuruarve: Shën Valentini.

Zbulo mundësitë që do kesh në dashuri, në bazë të shenjës tënde të horoskopit:

DASHI (nga 21 marsi në 19 prill)

Muajt e ardhshëm do jesh shumë i përqendruar në karrierën tënde dhe udhëtimet, ndaj me shumë mundësi nuk do kesh marrëdhënie të reja apo jetëgjata. Por është mirë edhe kështu. Do mund të përqendrohesh më shumë tek vetja dhe të vazhdosh të zbavitesh me njerëzit që do njohësh këtë vit. Nëse do vërtet të takosh dikë, bëje kur Marsi të jetë në shenjën tënde (jo më 14 shkurt) për të kërkuar opsione të reja, ose gjatë Hënës së Re, më 1 Gusht.

DEMI (20 prill – 20 maj)

Ka shumë mundësi të gjesh kandidatë të rinj (ose dhe të shkuar) për marrëdhënie afatgjata. Pritshmëritë janë për të qenë një lidhje eksituese, e fuqishme dhe e pamenduar. Do gjesh dashurinë që meriton në të vërtetë dhe që ka dashur shumë kohë të vijë. Merr kohën që duhet për të analizuar të gjithë këtë.

Ky është një moment në të cilin mund të ndjesh vërtet bashkimin me personin tjetër. Hape zemrën dhe trupin tënd dhe lër dashurinë të depërtojë.

BINJAKËT (21 maj – 20 qershor)

Ky është viti yt për dashuri. Vitet pararendës ishin vite të rritjes shpirtërore dhe individuale që kanë çuar në takime dhe kontakte me kandidatë të mundshëm. Nëse ke patur dy vite të vështirë në dashuri, duhet të dish se Universi pot ë hap porta të reja. Që nga shkurti e deri në 3 dhjetor do kesh mundësinë të gjesh dikë.

GAFORRJA (21 qershor – 22 korrik)

Nëse ke punuar me veten vitet e fundit, ka shumë mundësi që brenda 2019-s të shpërblehesh me miqësi të sinqerta, një shok/qe jete apo marrëdhënie profesionale shumë të leverdisshme. Ndaj, në përgjithësi, marrëdhëniet e tua duken shumë pozitive.

LUANI (23 korrik – 22 gusht)

Mundësia që keni për të takuar një person të ri dhe shumë interesant gjatë këtij viti, është shumë e lartë.

Por ndryshimet e tilla në jetën tënde mund të sjellin sfida që do kërkojnë përshtatjen tënde dhe fleksibilitetin. Do jetë një vit shumë fatlum përsa i përket dashurisë, kjo falë Jupiterit, planetit të mrekullive, i cili ndodhet në shtëpinë tënde të dashurisë së vërtetë dhe romaneve deri në 3 dhjetor. Dil nga guacka jote dhe shkëlqe!

VIRGJËRESHA (nga 23 gushti – 22 shtator)

Ka shumë mundësi të njihni apo takoni kandidatë romantikë me tendenca serioze kundrejt jush, por do keni nevojë për të marrë kohën e duhur që ju nevojitet, në mënyrë që të sqaroni paqartësitë që keni brenda vetes.

Me të njohur personin e duhur, gjërat do rrjedhin vetë.

PESHORJA (23 shtator – 22 tetor)

Mundësitë për të njohur një njeri të veçantë mund të mos jenë shumë të larta, sidomos nëse ke lindur ditët e fundit të Peshores. Mund të jetë e nevojshme të punoni mbi problemet relative që keni me lidhjet e vjetra. Muajt e ardhshëm do kujdeseni për veten dhe për atë që doni në të vërtetë në jetën tuaj.

AKREPI (nga 23 tetori – në 21 nëntor)

Do jeni më të përqendruar tek numrat në llogarinë tuaj bankare. Mos u shqetësoni, dashuria është ende e shkruar në yje për ju. Nëse po studion se ku të përqendrohesh, duhet të shohësh me vëmendje zhvillimet gjatë Hënës së Re, më 6 mars. Influenca e hënës do të të ndihmojë të shtosh opsionet në listën tënde të kontakteve.

SHIGJETARI (nga 22 nëntori – në 21 dhjetor)

Ka shumë mundësi të gjesh dikë me të cilin të lidhesh në nivel personal dhe shpirtëror. Por, për ta transformuar në një marrëdhënie, duhet të jesh i/e qartë dhe i/e drejtpërdrejtë me qëllimet e tua që nga fillimi. Ndaj, mos thuaj më “Nuk e di, do shohim ç’mund të bëjmë”, nëse vërtet të pëlqen dikush dhe do të krijosh lidhje.

BRICJAPI (nga 22 dhjetori – në 19 janar)

Për ty ka ardhur koha të ngjitesh në nivel dhe të kërkosh lidhje më të mira. Je gjithnjë shumë strategjik kur sheh nga e ardhmja dhe këtë vit do i japësh përparësi lidhjeve afatgjata. Do kesh 3 eklipse të mëdha në shenjën tënde, ku përfshihet një martesë apo ngritje në shoqëri rreth datës 2 korrik.

UJORI (nga 20 janari – në 18 shkurt)

Kur bëhet fjalë për të dashuruar, ky vit do jetë më ‘casual’ për ty. Ka shumë mundësi që të jesh në pritje të lidhjeve afatshkurtra, të papritura dhe eksituese. Me fjalë të tjera, mund të takosh njerëz që janë të përkohshëm por shumë zbavitës.

PESHQIT (19 shkurt – 20 mars)

Nëse mezi pret të takosh dikë të veçantë, këtë vit ka lajme të mira për ju. Ka shumë mundësi që pritja juaj të përfundojë mirë. Mbase je njohur me dikë që të pëlqen shumë. Je i/e njohur për natyrën ëndërrimtare, ndaj mos ecni shumë shpejt me ëndrrat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...