Një vogëlushe shqiptare në Hollywood, 7-vjeçarja që duhet ta njihni patjetër

Emri i saj nuk është edhe aq i njohur për publikun shqiptar sa është për atë evropian dhe sidomos për Norvegjinë, vendi në të cilin Alea Mehaj jeton prej disa vitesh me familjen e saj. Është vetëm 7 vjeç, por nga talenti duket sikur ka një jetë në skenë. Nuk është rastësi që vogëlushja pejane ka nisur herët të merret me aktrim dhe me modeling në Norvegji.

Qysh në vitet e para të jetës, prindërit e spikatën talentin e Aleas, kështu që vendosën ta aktivizojnë nëpër aktivitete të ndryshme artistike ku vogëlushja duartrokitej e falte emocione.

Duket sikur aktrimin e ka talent të lindur, por duke u ushtruar ka fituar edhe aftësi interpretimi të jashtëzakonshme. Sigurisht, ëndrra e Aleas është të bëhet një aktore e famshme, por është ende e vogël për ta parë të ardhmen me sytë e saj.

Megjithatë, ajo që është e dukshme është që 7-vjeçarja, edhe pse nuk përfaqëson emrin e Shqipërisë, renditet në listat e një prej fëmijëve më të talentuar në Norvegji dhe shumë shpejt, edhe jashtë saj.

“Youngnd Miss Univers 2018”, një event që u organizua në Ukrainë, pak kohë më parë, ishte një event tjetër shumë i rëndësishëm për Alean. Mes qindra konkurrentëve e talenteve që morën pjesë në këtë event, Alea u kurorëzua me çmimin e parë.

Menjëherë pas këtij çmimi, drejt saj u nisën menaxherë e shtëpi të ndryshme diskografike – të gatshëm për ta bërë pjesë të episodeve e serialeve të ndryshme.

Në një intervistë për revistën prestigjioze ndërkombëtare “Face Magazine”, ku Alea ishte e ftuar edhe për të qenë imazh i muajit dhjetor, tha se është shumë krenare për origjinën e saj, madje sa herë i jepet rasti, e thotë me krenari që është shqiptare.

Besarta, e ëma e Aleas, pas përzgjedhjes së “Youngnd Miss Univers 2018” në Ukrainë, tha se prindërit e kanë mbështetur dhe do ta vazhdojnë ta bëjnë këtë për të bijën.

Ajo do të ndihej shumë krenare nëse Alea, një ditë do të përfaqësojë Shqipërinë në garat e bukurisë ndërkombëtare, por, pse jo, edhe të jetë pjesë e bashkëpunimeve me kinemanë shqiptare.

Por suksesi e Aleas nuk përfundon këtu. Shumë shpejt, 7-vjeçarja do të jetë pjesë e ekipit kombëtar norvegjez që do të përfaqësojë këtë vend në Olimpiadën e Artit Skenik, në Hollywood.

Jo vetëm si protagonistja më e vogël e të gjithë trupës që do të përfaqësojë Norvegjinë në Hollywood, por Alea është njëkohësisht edhe e para vajzë shqiptare e cila arrin në të tilla konkurse.

Gara organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sponsor kryesor ka “Alen VICTORIA by VaultSkin. (https://www.vaultskin.com/victoria/), Luxury, Stylish and Functional”, kompania prestigjioze që mbështet talentin shqiptar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...