Një dedikim i ndier: “Gjyshit tim, dhe gjithë gjyshërve që na mbrojnë, prej atje lart…”

Një dedikim për ty, gjyshi im dhe gjithë gjyshërve që tani janë lart në qiell, por megjithatë na ndjekin dhe ndriçojnë hapat tona përditë.

Unë jam e sigurt se ata janë të pranishëm në çdo gjë që bëjmë gjatë ditës. Ti më pe që të rritem, më more për dore dhe më drejtove në këtë udhëtim të gjatë të quajtur JETË.

Grandpa and niece at park, child grabbing man’s nose.

Dashuria është të jesh gjithnjë aty për njerëzit, dhe të parët që na ndihmojnë ta kuptojmë këtë janë gjyshërit, në fakt falë teje mora vesh kuptimin e vërtetë të fjalës DASHURI.

Edhe pse tani je ëngjëll, gjithmonë të ndiej në krahun tim, tek më sheh dhe buzëqesh me mua, do të mbetesh gjithmonë i gjallë në kujtimet e mia. Kurrë nuk do të të harroj, gjysh. Dhe të betohem se, atë ditë, po ta dija që do ishte hera e fundit që të shihja, do të të kisha përqafuar më fort.

Thuhet se kujtimet gradualisht zbehet, por fytyra jote kaq e ëmbël ka mbetur përgjithmonë përpara syve të mi. Vendi më i mirë ku të gjendesh kur je e trishtuar, është në krahët e gjyshit. Dhe për mua ke qenë, një udhërrëfyes special.

Gjithmonë e dija se në supin e kujt të qaja, kur isha e mërzitur. Në supin tënd! Më mbroje gjithmonë, nga gjithçka dhe të gjithë, mbi të gjitha nga mami dhe babi, dhe pikërisht aty kam kuptuar se si gjyshërit i duan nipërit dhe mbesat, edhe më shumë se fëmijët e tyre.

Ishe një përzierje të qeshurash, aktesh dhemb.shurie, rrëfenjash të mrekullueshme dhe shumë, shumë dashurie. Do të të marr me vete në pjesën më të bukur të zemrës sime.

Dhe, do të të dua gjithmonë… më mbro gjithmonë, gjyshi im!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...