Erzeni mund 2-0 Vllazninë. Diferenca ngushtohet në +4n

Pavarësisht se në fushë asnjanëse, pavarësisht se ndeshja luhej pa tifozë, Vllaznia është mundur me rezultatin 2-0 nga Erzeni. Në takimin e luajtur pasditen e së shtunës në Peqin për shkak të dënimit të

fushës së shijakasve, këta të fundit kanë treguar më shumë dëshirë dhe kanë arritur të fitojnë duke rihapur kësisoj garën për vendin e parë në renditje.

Erzeni e ka nisur këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Që në minutën e dytë kalon në avantazh me anë të kapitenit Xhemalaj. Fillimisht gjatë aksionit shijakasit pretendojnë për 11-metërsh për pengimin e një lojtari të tyre brenda zone por arbitri vazhdon lojën dhe gjatë aksionit, topi shkon tek Xhemalaj që gjuan saktë tokazi duke e dërguar topin në rrjetë.

Vllaznia gjendet e papërgatitur nga pësimi i këtij goli dhe mundohet të reagojë, megjithatë e kanë të vështirë të organizohen, nisur edhe nga terreni shumë i keq i fushës së Peqinit. Megjithatë përmes goditjeve standarte apo kroseve në zonë, ekipi shkodran mundohet të rrezikojë me anë të Junior, Markut apo dhe Krymit.

Por shkodranët nuk arrijnë dot të shënojnë dhe pjesa e parë do të mbyllej me fitoren e shijakasve 1-0. Edhe pjesa e dytë do të fillonte keq për Vllazninë. Në minutën e 52-të, Lajthia bën gjithçka mirë në krahun e djathtë, futet në zonën shkodrane gjuan fort dhe topi përplaset në traversë.

Kthehet në zonë dhe aty mbrojtësi Marku në përpjekje për të larguar topin nga zona e tij, e dërgon gabimisht në rrjetë. Pas këtij goli, futbollistët shkodranë sikur zgjohen disi dhe krijojne volum loje por asgje me shume. Perfundimisht 2-0 per Erzenin qe tashme e ka ngushtuar ne kater pike diferencen me Vllaznine qe vazhdon te udheheqe renditjen e kampionatit.

Erzeni- Vllaznia 2-0
Golat: Xhemalaj 2′, Marku 52′ (aut)

Erzeni: Vata, Vathi, Teqja, Ramilli, Dragoshi, Lajthia, Dakavelli, Xhemalaj, Troplini, Mahmutaj, Peqini. Tr: G. Stojku

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Zeqaj, Malota, Marku (Kruja), Gocaj, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari (Zogaj), Junior. Tr: H. Lika

Arbitër: Kreshnik Cjapi (Fier)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...