Shën Françesku me shkopin që e mbante nga Lezha në Venedik

Simbas gojëdhanës në pranverën e vjetës 1220 Shën Françesku i Assisi-t, patroni mbrojtës i Italisë, mbrriti me nji anije në Venedik dhe kërkoi nji vend të qetë me u lutë.

Siç shkruen biografi St. Bonaventure, Shën Françesku mbrriti në nji ishull që ishte pronë e fisnikut venedikas Jacopo Michiel. Ishullit mbasandej i mbeti emni “San Francesco del Deserto” dhe në vjetën 1233 pronari ia dhuroi këtë ishull Urdhnit Françeskan, urdhën që mbasandej ngriti nji manastir aty në nderim të Shën Françeskut.

Simbas gojëdhanës Shën Françesku në udhen e kthimit nga Lindja, para se me mbërri në Venedik ndaloi në Lezhë, ku ndejti e pushoi pak kohë.

Sa ishte në Lezhë Shën Françesku mori nji shkop për me u mbajtë në te. Duke u mbajte në atë shkop mbrriti në ishullin që kishte në pronësi fisniku Jacopo Michiel.

Simbas gojëdhanës Shën Françesku e nguli në dhe shkopin e marrun në Lezhë dhe ky shkop u kthye në nji pishë. Pisha rrnoi deri në vjetën 1701, atë vjetë u tha dhe me trungun e saj kane ba nji statujë të Shën Françeskut që gjindet në manastir.

Po ashtu, në vendin ku ka kenë pisha gjindet nji faltore e vogël…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...