70 vite të martuar, ndërrojnë jetë duke i mbajtur duart njëri-tjetrit

Një çift nga Australia, të martuar prej 70 vitesh kanë ndërruar jetë vetëm pak minuta pas njëri-tjetrit.

Norma June Platell, 90 vjeç dhe Francis Ernest Platell, 92 vjeç ndërruan jetë natën e 6 janarit, të vendosur në dy shtretër ngjitur me njëri tjetrin, duke mbajtur shtrënguar duart.

Sipas “Daily Mail” tre vite më parë 90 vjeçarja ishte diagnostifikuar me sëmundjen e Alzhaimerit, e cila kishte bërë progres të shpejtë dhe pavarsisht dëshirës së partnerit ishte e vështirë ta vishte, ta ushqente, dhe të kujdesej për të. Ndaj ai e dërgoi në një shtëpi të moshuarish. Pas disa kohësh dhe ai u transferua aty dhe ditët i kalonin së bashku.

Sipas vajzës së tyre, infermierja i gjeti të vdekur duke i mbajtur duart njëri tjetrit. Ishte e pamundur të kuptohej se kush ndërroi jetë i pari dhe në certifikatat e tyre të vdekjes minutazhi i ndarjes nga jeta është identik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...