Shqipëria projekt për tu kthyer në kampe refugjatësh për interesa politike të Ramës

Shqipëria kthehet në vend pritës në rast fluksi emigrantësh të paligjshëm.

Është kjo marrëveshja statujë e nënshkruar mes qeverisë së Edi Ramës dhe BE, për marrëdhënien me FRONTEX, përmes një pr/ligji tashmë të dërguar në Kuvend.

Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, pjesë e grupit negociator të marrëveshjes me Agjencinë e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian (FRONTEX), thotë se Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që nënshkruan këtë marrëveshje.

‘Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka firmosur dhe ka finalizuar këtë marrëveshje në drejtim të rritje së sigurisë së kufijve të Shqipërisë. Shqipëria është prekur shumë nga flukset migratore nga vendet e treta dhe ka bërë që BE të kthejë sytë nga vendet e Ballkanit që janë portë hyrëse për këta emigrantë’.

Sipas këtij projektligji, me anë të kësaj marrëveshje synohet forcimi i bashkëpunimit për menaxhimin e kufijve, për të luftuar emigracionin e paligjshëm, krimin ndërkufitar dhe kryerjen e operacioneve të kthimit e të ripranimit të emigrantëve.

‘Oficerë të FRONTEX do vijnë dhe do punojnë bashkë me oficerë të kufirit në menaxhimin e kufirit dhe fluksin e emigrantëve dhe shmangien e krimit kufitar, si dhe terrorizmit që mbetet prioritet i BE’.

Gjatë vitit 2018 në vendin tonë u futën rreth 6 mijë emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta si Siria apo Afganistani. Ndërsa shumicës së tyre iu refuzua kërkesa për azil në vendin tonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...