Mësuesja që udhëton çdo ditë 2 orë e gjysëm për të shkuar në punë, apel Ramës: Vlerëso njerëzit që e meritojnë

Shqipe Imeri është emri i mësueses nga qyteti i Klosit, që udhëton çdo ditë 2 orë e gjysëm për të shkuar në këmbë në shkollën, ku punon. Ajo niset nga shtëpia që orën 6 të mëngjesit në orën 8:25 të arrijë mësimin.

Rasti i saj është transmetuar në emisionin Fiks-Fare. Mësuesja ka treguar se i është drejtuar Zyrës Arsimore Mat, për ta emëruar mësuese në qytet por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ajo thotë:

Dua vetëm përgjigjen për dosjen, asgjë më shumë thotë mësuesja. Në këtë rrugë që bëj çdo ditë femra nuk shoh, por as burra. Jam e vetme që eci në këtë orar.

Para 6 vitesh asaj i ka ndodhur një fatkeqësi , ku bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta ndaj asaj i është dashur të jetë dhe nënë dhe babë për 3 fëmijët e saj.

Ndër të tjera gjatë apelit të saj ajo ka kërkuar diçka edhe nga kryeministri Edi Rama. Shpresa ka thënë “Rama duhet të vlerësojë njerëzit që e meritojnë dhe se ajo kërkon atë vend pune nëse e meriton, vetëm e vetëm për t’u afruar afër shtëpisë.”

Por pas ndërhyrjes së këtij emisioni, Zyra Arsimore Mat i ka kthyer një përgjigje Shpresës. Drejtoresha e këtij instituticioni pranoi se nuk i ka kthyer një përgjigje mësueses, pasi në vendin e lirë të punës në qytet është emëruar një tjetër mësuese e pushuar nga një shkollë tjetër. Më tej ajo ka thënë se këto ditë do t’i dërgojë një përgjigje zyrtare, mësueses.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...