RAMA: KEMI GATI PADINË NDAJ PRESIDENTIT, SHKELI KUSHTETUTËN

Kryeministri Edi Rama tha se ka gati padinë në Gjykatë Kushtetuese për Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Jashtë Parlamentit, ai tha se kush ishin kushtet që e detyruan ata të marrë postin e ministrit të Jashtëm, pas mos dekretimit të Gent Cakajt në këtë post.

Rama: Në kushtet kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese ende dhe në pritje të formimit të Gjykatës së Re Kushtetuese, për të trajtuar në rrugë institucionale shkeljen e kushtetutës nga ana e presidentit, u detyrova të marr këtë vendim.

Duke e besuar nga njëra anë se projekti i qeverisë së re nuk duhet cënuar dhe nga ana tjetër nuk do të duhej të zgjidhej një tjetër mninistër i Jashtëm për një periudhë të shkurtër.

Ne kemi përgatitur padinë, në fakt duhet të jenë një numër padish në Gjykatën Kushtetuese për një sërë shkeljes nga ana e presidentit, pro edhe për rastin konkret.

Kjo është një çështje që duhet zgjidhur qartë dhe përfundimisht, në kushtet kur presidenti ka marrë përsipër të veprojë në kundërshtim me traditën e asaj

zyre dhe me të gjithë paraardhësit, pavarësisht se kanë qenë të një pale apo një pale tjetër. Askush nuk e ka bërë këtë më parë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ura e Mesit, Thesari Historik dhe Turistik i Shkodrës

Ura e Mesit, e ndërtuar në vitin 1768 nga...

Xhamia e Plumbit, një nga 50 monumentet më të bukura të botës

Punimet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit po avancojnë...

TikTok bllokon aksesin në SHBA. Mesazhi për përdoruesit: “Për fat të mirë vjen Trump”

Platforma e famshme e videove të shkurtra, TikTok, ka...

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...