2019-ta startoi dhe nëse ishit optimistë se do të jetë më i mirë se viti që po lemë pas, parashikimi i Nostradamus mund t’ju bëjë të ndryshoni mendim. Sipas “profetit” që mbart me vete një numër të madh parashikimesh që kanë rezultuar të vërteta, mes tyre ngritja në pushtet e Hitlerit dhe sulmet e 11 Shtatorit, 2019-ta pritet të sjellë fatk.eqësi nëpër glob.
Sipas një shkrimi të publikuar këtë të shtunë në të përditshmen britanike “Mirror“, në parashikimin e tij, Nostradamus thotë se gjërat do të vijojnë të përkeq.ësohen deri në 2046-n. Në librin e tij të vitit 1555, të titulluar “Les Propheties” (shqip: Profecitë), parashikuesi francez thotë se 2019-ta do të jetë fillimi i një lu.fte apokaliptike, që do të zgjasë rreth 3 dekada.
Libri që thuhet se parashikon ndodhi të së ardhmes, flet për përmbytje masive në pjesën më të madhe të Europës, ashtu sikurse edhe për një tër.met kata.strofik që do të bjerë mes Kalifornisë dhe ishullit Vankuver, në Kanada. Ai parashikon gjithashtu shtim të terr.orizmit dhe ekst.remistëve fetarë në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, jo gjithçka është e zezë. Në shkrimet e tij Nostradamus sugjeron se liderët botërorë do të bëhen bashkë për të luftuar ndryshimet klimatike, ashtu sikurse shkencëtarët, që do të zhvillojnë një ilaç që mund të na lejojë të jetojmë mbi 200 vjet.
***
Libri i Nostradamus është i shkruar në vargje poetike dhe deshifrimi i tyre jo gjithmonë ka qenë i saktë. Shumë i atribuojnë atij parashikimin e ngritjes së Adolf Hitlerit.
Në Librin e tij ai do të shkruante: “Nga thellësia e Europës Perëndimore, një fëmijë do të lindë nga njerëz të varfër. Ai, gjuha e të cilit do të bëjë për vete trupa të mëdha; Fama e tij do të rritet drejt mbretërisë së Lindjes”.
Hitleri lindi nga prindër të varfër në 1889-n, në Europën Perëndimore dhe përdori aftësitë e tij oratore për të fituar mbështetjen e njerëzve për partinë e tij naziste, pas Luf.tës së Parë Botërore. Ai gjithashtu krijoi aleancë me Japoninë, apo ndryshe “Lindjen”, gjatë Luf.tës së Dytë Botërore.
Ndër të tjera, Nostradamus ka parashikuar gjithashtu se njerëzit do të jenë në gjendje që në të ardhmen të flasin gjuhën e kafshëve.
Sigurisht, duke qenë se parashikoi që botës do t’i vinte fundi në vitin 1999, kjo mjafton për të thënë se parashikimet e tij nuk janë gjithmonë të sakta.