Kush është Mërkur Bozgo?
Mërkur Bozgo ishte një aktor shqiptar, i cili ka lindur në 24 Mars të vitit 1937, në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.
Pas këtij viti për 7-të vjet punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).
Në vitin 1994 del në pension. Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Roli mi i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005 perkrah Enxhi Agushi.
Disa filma shqiptarë ku ka interpretuar:
Në fillim të verës(1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut
Emblema e dikurëshme(1979), Drejtori i muzeut
Agimet e stinës së madhe(1981), z. Ali
Tela për violinë(1987), Andoni
Stolat në park(1988), Drejtori
Bolero(1997), Klienti i Evelines
Gjoleka, djali i Abazit(2006), Hoxha
Seriliali televiziv Komuna e Parisit Xha Rakua
Bela TV Serial (2011) Babai