E papritur! I arre.stuan prindërit: Vajza 2-vjeçare i “dorëzohet” policisë me duart e ngritura… (Video)

Një ngjarje tron.ditëse ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një vajzë vetëm 2 vjeç i është dorëzuar policisë, e cila sapo kishte vënë në pranga prindërit e saj.

Forca të shumta policie ndaluan një makinë ku dyshonin se ishin autorët e vjedhjes së një dyqani. Policia e Tallahassee bëri të ditur se kishte informacione se personat ishin të arm.atosur dhe operacioni ishte i kujdesshëm.

Ata arre.stuan dy persona, burrë dhe grua të dyshuar si autorë të vjedhjes në dyqan. Ngjarja po filmohej nga drejtuesja e një tjetër automjeti dhe pas arres.timit të prindërve në video duket një fëmijë që zbret e zbathur nga makina dhe i drejtohet policëve me duart e ngritura, ashtu siç bën dhe prindërit e saj.

Policët fillimisht hezitojnë të reagojnë dhe vazhdonin të qëndronin në pozicion, ndërsa më pas lirojnë nën e vajzës, e cila e merr në krah atë.

Video shkaktoi reagime të shumta në internet, duke detyruar policinë të japë sqarime në lidhje me ngjarjen, duke publikuar edhe momentin kur lejojnë nënën të marrë në krah vajzën.

Pas kontrolleve, policia gjeti një ar.më në pjesën e pasme të automjetit, ndërsa në të ishte edhe djali 1 vjeç i çiftit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...