Basha fajtor për shpifje, vendimi: 50 mijë lekë gjobë

Gjykata e Tiranës me gjyqtar të çështjes Gerd Hoxhën ka shpallur fajtor sot kreun e PD-së Lulzim Basha për shpifje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Në vendimin e gjykatës thuhet se Basha dënohet me 50 000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë.

Gjykata deklaron se në aplikim të nenit 34 të KP, i akuzuari Lulzim Basha do ta paguajë këtë gjobë brenda një afati prej 6 muajsh, nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë. Balla e paditi Bashën për shpifje në qershor të vitit të kaluar, pasi tha në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar në dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste atij. “Shikoni si zgërdhihen, njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në

Gjermani para tre ditësh. Mbaheni mend këtë që po ju them dhe ka porositur një Toyota Yaris, po ta kanë zbuluar Toyotën o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 mln euro të drogës brenda. Vazhdo qesh, do e shikosh cfarë do të tunden para hundës shumë shpejt”, deklaroi Basha në Parlament në 20 qershor të vitit të kaluar.

Pas kësaj Taulant Balla kërkoi dënimin e Lulzim Bashës. Prokurori Agron Gjana në seancën e kaluar kërkoi pushimin e çështjes, pasi sipas tij Basha ka thënë opinione dhe jo akuza nga foltorja e Kuvendit dhe se nuk ka elementë të veprës penale. Por gjyqtari i Gjykatës Penale të Tiranës Gerd Hoxha vendosi ta shpall fajtor dhe ta dënojë Bashën me 50 mijë lekë gjobë.
VENDIMI

Në emër të Republikës

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga gjyqtar Gerd Hoxha asistuar prej sekretares gjyqësore Znj. Silvi Xhakolli sot më datë 21 janar 2019, me pjesëmarrjen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuar nga prokurori Z. Agron Gjana, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, kërkesën penale me nr. 208 akti, me;

Viktima akuzuese: Taulant balla, i biri i Kasëm dhe i Fatime, i dtl. 12.08.1977,
lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë Rr. “Reshit Petrela”, shqiptar, i martuar, arsimi i lartë, i padënuar, përfaqësuar në gjykim nga Av. Genjtna Rumano.

I akuzuar: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe i Remzije, i dtl.12.06.1974, lindur dhe banues në TIranë, Rr “Demor Gashi”, Nr.3, shqiptar, i martuar, i padënuar, përfaqësuar në gjykim nga Av.Ivi Kaso dhe Av.Gazmend Bardhi.

Palë e interesuar: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë përfaqësuar në gjykim nga prokurori z. Agron Gjana.

Akuzuar: Për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal.

Gjykata, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pasi administroi provat shkresore; dëgjoi viktimën akuzuese Z. Taulant Balla që kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin e të akuzuarit Z. Lulzim Basha për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes” së kryer botërisht, parashikuar nga neni 120/2 i KP’

dëgjoi mbrojtësit e të akuzuarit Z.Lulzim Basha që kërkuan pafajësi ose pushimin e gjykimit;

nga neni 120/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të akuzuarit me 50 000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë. Në aplikim të nenit 34 të KP, i akuzuari Lulzim Basha do ta paguajë këtë gjobë brenda një afati prej 6 muajsh, nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë. Shpenzimet procedurale në ngarkim të të akuzuarit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij, në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...