7 vjet pa drita dhe ujë. Çifti i të moshuarve që jeton me ato që mbledh në kazanet e plehrave

Muharremi nga Kamza, për të siguruar jetesën mbledh mbetjet e riciklueshme në kazanet e plehrave.

60-vjeçari këtë e quan punë. Ai thotë që të sigurosh 300 lekë në ditë kërkon mundim të madh. Ky është rasti i një të varfëri i cili jeton nga mirëqenia e fqinjit.

Në kazanin e plehrave ai merr edhe ato pak ushqime që gjen aty.
“Kur shkojnë njerëzit për punë hedhin ndonjë mbeturinë, ndonjë gjë, kanaçe, shishe suko… Edhe këto supermarketet hedhin ndonjë tufë spinaq ose presh. E marr, e laj dhe e konsumoj tek shtëpia”, tregon Muharremi.

Prej 7 vitesh, çifti i të moshuarve jeton pa drita dhe pa ujë. Ata thonë që kurrë nuk do të kenë mundësi të pagujnë detyrimet ndaj shtetit, pasi të ardhurat e vetme të kësaj familjeje janë ato që siguron Muharremi.

“Ndihmën ekonomike na e dhanë vetëm tre muaj. Kam 8 vjet pa drita, nuk m’i lidhin sepse nuk kam fuqi t’i paguaj sepse i kam 4 milionë lekë borxh shtetit.

Jam edhe pa ujë, 7 muaj që mungon. E marrim me kova nëpër komshinj se aq jemi, dy pleq, kjo është jeta jonë”, shprehet Muharremi.

Na dhemb i gjithë trupi, thotë gruja e Muharremit. Pavarësisht situatës së tyre, duket se shteti nuk i ka kthyer kurrë sytë nga familja Halili.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...