Studentët marrin nismën e bujshme për krijimin e një partie të re. Ja si do të quhet

Studentët vijojnë protestën e tyre, kundër Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku kërkojnë përmbushjen e 8 kërkesave themelore të tyre.

Në kushtet kur kërkesat e tyre vijojnë të mos plotësohen, një grup nga këta studentë por edhe pjesëmarrës nga emigrantët, kanë marrë nismën më të fundit, për krijimin e një partie të re.

Sipas një njoftimi të mbërritur në adresë të “Fax News”, mësohet se partia do të quhet “Shpresë për Shqipërinë”. Kjo parti nuk do të ketë një kryetar, por një Këshill Kombëtar Koordinatorësh.

Njoftimi:

Përshëndetje. Disa studentë, me mbështetjen e emigrantëve dhe intelektualëve kanë marrë nismën për të themeluar një Parti të re Politike. Partia do të quhet “Shpresë për Shqipërinë”. Kjo parti nuk do të ketë një kryetar, por një Këshill Kombëtar

Koordinatorësh. Kjo parti është një parti e frymëzuar nga studentët, e iniciuar nga disa prej tyre, por që synon të ngjallë shpresën e shqiptarëve dhe të marrim frenat e vendit në dorë.

Nisma jonë synon të hedhë poshtë këtë klasë politike dhe ti japë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit pafund. Ne kërkojmë që ti kthejmë shpresën shqiptarëve, të ngjallim dëshirën dhe ëndrrën që një ditë ky vend do bëhet. Kërkojmë nga ju, që brenda mundësive të shpalosim platformën tonë në median tuaj.
Ju falenderojmë!

/faxweb.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...