Përqafojini njerëzit që i doni!
Sot. Neser. Çdo ditë.
Asnjëherë nuk e dini kur është hera e fundit që do ta shihni dikë që është i rëndësishëm për ju. Mos lejoni të pendoheni pse nuk ju keni treguar sa shumë i doni dhe se sa është e rëndësishme që janë pjesë e jetës suaj.
Përqafojini njerëzit që i doni, dhurojuni buzëqeshje dhe fjalë të bukura. Ndoshta fjala që ju thoni ju do të jetë fjala më e bukur që do të dëgjojë atë ditë. Jeta është kaotike, e bota shpesh është e pamëshirshme.
Por, të gjitha vështirësitë duken më të vogla kur i ndajmë me ata që i duam, kur e shohim fytyrën e miqve tanë, partnerëve tanë, prindërve e fëmijëve tanë.
Dhe pikërisht për këtë duhet t’i përqafojmë. Shpesh. Çdo ditë. Sepse ata janë drita e jonë në këtë botë të errët. Janë ylberi ynë në përditshmërinë bardhë e zi.
Për këtë shkak, pikërisht tani, lëshojeni telefonin, mbylleni laptopin dhe përqafojini njerëzit që i doni!