Franko Burraj thyen dy herë rekordin e sallave të mbyllura në 400 metra në “Marsejë 2019”

Atleti shkodran Franko Burraj ka bërë një tjetër paraqitje të mirë në garat ndërkombëtare ku ka marrë pjesë dhe thyen sërish rekordin kombëtar.

Këtë herë atë të garës së 400 metrave të sallave të mbyllura. Ka ndodhur kështu në garat e Lojërave Mesdhetare U23 që janë zhvilluar në Marjesë të Francës.

Njëkohësisht ka zënë edhe vendin e katërt në këtë disiplinë duke qenë shumë pranë zonës së medaljes. Informacionin në lidhje me këto rezultate i ka dhënë për “Shkodra Sport” trajneri i tij Bruno Rrotani i cili do të shprehej: “Frankoja bëri një tjetër paraqitje të mirë edhe në këtë aktivitet ku merrnin pjesë sportistë nga 23 shtete të Mesdheut.

Në garën e 400 metrave, në eliminatore arriti kohën 48″22 duke thyer rekordin kombëtar të kësaj gare që mbahej nga shkodrani i mirënjohur Sokol Shepeteja me kohën 48″85. Me këtë rezultat ai siguroi daljen në finale, e cila u zhvillua pas 5 orësh dhe kuptohet që këtu ndikoi lodhja e Frankos, megjithatë arriti kohën 48″77, tjetër rekord.

Njëkohësisht u rendit i katërti duke qenë shumë pranë zonës së medaljes. Pavarësisht se objektivi ynë ishte futja në zonën e medaljes, duhet thënë se Franko Burraj nuk ka qenë në formën e tij më të mirë. Kuptohet, ne jo vetëm që stërvitemi në ambjent të hapur dhe kuptohet që temperaturat e ditëve të fundit kanë ndikuar por jo vetëm kaq.

Rënia e borës, na ka penalizuar edhe më shumë sepse për ditë të tëra e kishim të pamundur të stërviteshim. E në këto kushte, në dy gara që u zhvilluan në të njëjtën ditë, në një distancë kohore prej 5 orësh me njëra-tjetrën, kuptohet që do ndikonte lodhja që na penalizoi.

Megjithatë jemi shumë të kënaqur me thyerjen e rekordit dy herë, çka tregon se ky sportist vazhdon të dhurojë rezultate të larta”

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...