Arsid Kruja çon Flamurtarin në Disiplinë. I detyrohet 16 mijë euro

Prej disa ditesh i eshte bashkuar Vllaznise me te cilen ka firmosur nje kontrate 18 mujore dhe tashme eshte pjese e kesaj skuadre. Behet fjale per mesfushorin shkodran Arsid Kruja, i cili u rikthye serish aty ku nisi karrieren.

Por qe pas largimit nga Shkodra ne janarin e vitit 2014, ai ka kaluar shume peripeci. Fillimisht tek kalimi i munguar ne Arabi, me pas tek huazimi me Flamurtarin e Vlores dhe pikerisht tek kjo, ai eshte ndalur.

Luajti per 6 muaj me kete ekip por nuk mori prej tij asnje kacidhe. Flamurtari i detyrohet plot 16 mije leke. Kjo sipas nje vendimi te Dhomes se Zgjedhjes se Konflikteve prane FSHF-se.

Në nëntor të vitit 2016 u vendos që Flamurtari të shlyente detyrimet e gjyqit dhe 16 mijë euro të tjera për pagat që Kruja duhet të kish marrë gjatë eksperiencës së tij me kuqezinjtë.

Kruja ka pritur që Flamurtari ta zgjidhë këtë problematikë, por asnjë sinjal. Për këtë arsye shkodrani në fund të muajit gusht ju drejtua klubit vlonjat me një shkresë ku kërkohej zbatimi i vendimit që kishte dhënë Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve.

SportEkspres.com ka publikuar edhe dokumentin e dorëzuar dhe protokolluar në FSHF, ndërkohë që mësojmë se Kruja ka gati edhe hapin tjetër që do të ndërmarrë. Ai pritet t’i drejtohet Komisionit të Disiplinës që ta zbatojë vendimin. Kështu, nga momenti që kjo çështje do shqyrtohet, Flamurtari do ketë 30 ditë kohë për ta shlyer futbollistin aktual të Vllaznisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...