SHKODËR, BIZNESET FASONE: JEMI NË KRIZË

Përfaqësues të biznesit fason u mblodhën sot në Shkodër për të bërë të ditur objektivat e tyre mbi propozimin e krijimit të një pakete emergjente në ndihmë të këtij biznesi.

Gjergji Gjika Kryetari i Dhomës së Fasonistëve i kërkoi qeverisë të gjejë mjetet e nevojshme për të ndihmuar ndërmarrjet e prodhimit fason të dalin nga gjendja e vështirë

Florjan Zekja Kryetari i Dhomës Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve i kërkoi qeverisë subvencionimin për një peiudhë të caktuar të sigurimeve shoqërore që paguhet nga punëdhënësi si dhe rishikimin për të minimizuar efektet e faktori euro

Nga ana e tyre përfaqësues të bizneseve fasone në Shkodër thanë se sektori fason po shkon drejt falimentimit e për këtë ata i kërkuan qeverisë që ti mbështesë urgjentisht sipas ligjit dhe vendimeve në fuqi

Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Këpucëve dhe Veshjeve i kërkon qeverisë të zbatojë një paketë emergjente për të arritur një zgjidhje të shpejtë të situatës,

për të shpëtuar nga falimentimi një nga sektorët, që numëron numrin më të madh të të punësuarve në vend dhe që siguron miliona euro nga eksporti i prodhimeve tona.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...