MOTI I KEQ, DREJTORI I EMERGJENCAVE CIVILE, LETËR BASHKIVE: DUHET TË…

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, nisur nga situata e ditëve të fundit ku një pjesë e madhe e vendit u përfshinë nga reshjet e dendura të dëborës, u ka dërguar një letër kryetarëve të Bashkive.

Në letrën e tij Çako identifikon disa problematika të lindura nga situata e reshjeve dhe kërkon një zgjidhje për to.

KRYETARIT TË BASHKISË

Siç jeni në dijeni, situatat e kohëve të fundit të krijuara nga reshjet e borës dhe të shiut, në një pjesë të madhe të territorit të vendit, krijuan problematika të shumta,

të tilla si, bllokimin e disa segmenteve të akseve rrugore kombëtare, bllokimin e shumë segmenteve të rrugëve rurale, ndërprerjen e komunikimit dhe të veprimtarisë njerëzore, si dhe ndërprerjen e procesit mësimor dhe të furnizimit me energji elektrike.

Për shkak se problematikat kryesore të shkaktuara nga reshjet e borës dhe të shiut lidhen me veprimtarinë e bashkisë, ku mund të veçonim, parashikimin e fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile;

evidentimin e burimeve materiale dhe financiare shtetërore dhe joshtetërore, si dhe të përcaktimit për mënyrën e përdorimit të tyre në situata emergjente; përditësimin e të gjitha burimeve dhe kapaciteteve njerëzore materiale e teknike në nivel bashkie dhe përditësimin e planeve për angazhimin e tyre në kohë reale në rast të një situate emergjente që mund të krijohet,

për të shmangur në maksimum dëmet dhe humbjet që mund të shkaktohen; si dhe në zbatim të Ligjit nr. 8756, datë 26.03.2001, “Për emergjencat civile”, i ndryshuar, të Ligjit Nr. 139, datë 17.12.2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, kërkojmë nga ana juaj:

Dërgimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, Ministria e Mbrojtjes, të listës së plotë të kompanive të kontraktuara nga ana e institucionit tuaj për mirëmbajtjen e akseve rrugore, si edhe të kapaciteve njerëzore dhe teknike të tyre, të parashikuara në kontratë për mirëmbajtjen e secilit prej segmenteve rrugore në territorin e bashkisë suaj;
Listën e detajuar,

të kapaciteve faktike njerëzore dhe teknike (llojin e automjeteve, targat e secilit automjet) të përdorur në ditët e reshjeve të borës dhe të shiut të fillimit të janarit 2019, nga firmat kontraktore për mirëmbajtjen e secilit nga segmentet rrugore dhe performancën e treguar nga secili prej tyre.
Listën e detajuar,

të kapaciteve faktike njerëzore dhe teknike të përdorur nga vetë bashkia për mirëmbajtjen e secilit nga segmentet rrugore dhe gjendja e kalueshmërisë së tyre gjatë ditëve të reshjeve të borës.
Informacionin e plotë mbi problematikat që janë vërejtur në secilin prej akseve rrugore në territorin e bashkisë suaj dhe masat që do të merren nga ana juaj për përballimin e këtyre situatave në të ardhmen.

Duke ju falënderuar paraprakisht, mbetemi në pritje të një përgjigje të shpejtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...