URA E RE E BUNËS, PUNIME PA CILËSI

Me daten 20 Dhjetor 2018 Star Plus transmetoi lajmin që nisi riparimi i pjesshëm i trasesë në Urën e Re të Bunës, pikërisht në ato vende ku shfaqnin probleme.

Megjithatë pa u bërë ende një muaj në këtë urë rikthehet problematika
Pjesët e riveshura me materielin të quajtur rezinë kanë pësuar sërish dëmtime dhe kjo lidhet me cilësin e dobët dhe punën aspak serioze të firmës e cila ka kryer punimet duke ndikuar mbi të edhe reshjet e dëborës.

Në këto pjesë të cilat sërish kanë shfaqur probleme shikohet si e nevojshme dhe tepër e domosdoshme që të rinisë për të dytën herë riparimi nga firma që ka kryer punimet me cilësi të dobët.

Është detyrë e firmës zbatuese që të bëjë edhe një herë të gjitha punimet në të pa asnjë kosto shtesë për buxhetin e shtetit, sepse në të tilla raste janë taksapaguesit të cilët duhet të përgjigjen për papërgjegjshmërinë që tregojnë ndaj inevstimeve publike të përbashkëta.

Rezina që quhet lënda e cila ka shërbyer për riveshjen e trasesës së urës, duket se është jo cilësore për faktin se ende pa u bërë muaji dalin sërish në pah problematikat e vjetra.

Ndërkohë janë qytetarët dhe shoferët që e vujanë tmerrin e gropave të hapura mbi këtë urë. Ura e Bunës ka një rëndësi të madhe, pasi nëpërmjet saj kryhet lidhja tokësore më e shkurtër me Malin e Zi.

Njëkohësisht, nëpërmjet saj bëhet lidhja e dy lagjeve turistike të Shirokës dhe të Zogajve me qytetin e Shkodrës

StarPlusTv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...