‘O shqipëtarë, as nder, as turp, as gjak s’kini..’

Faik Konica
Vajtim për robëri të shqiptarëvet

O të humbur shqipëtarë,
Seç qenkeni për të qarë!

Për të qar’ e për të sharë,
Për të shar’ e për të vrarë!

Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

As bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju punoni, ata hanë!

Nuk ju lan’ as pakë nderë
Q’e kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak s’kini
Unji kryet dhe po rrini.

I duroni vet armiqtë;
Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.

Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare!

O shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr’ e këmbëzbathur

Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë,

Mprehni kordh’ e mprehni pallë
Të ju ndritin yj mi ballë,

Ti frikësoni zuzarët
Ç’i shuan shqipëtarët,

E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!

F.K. – 1901

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ura e Mesit, Thesari Historik dhe Turistik i Shkodrës

Ura e Mesit, e ndërtuar në vitin 1768 nga...

Xhamia e Plumbit, një nga 50 monumentet më të bukura të botës

Punimet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit po avancojnë...

TikTok bllokon aksesin në SHBA. Mesazhi për përdoruesit: “Për fat të mirë vjen Trump”

Platforma e famshme e videove të shkurtra, TikTok, ka...

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...