Asani: Jam serb, por idhulli im eshte Xherdan Shaqiri

Është serb në origjinë dhe ka idhull Xherdan Shaqirin. Është ky përshkrimi i jetës së Elmir Asanit, i përmbledhur me një fjali. Edhe pse ka një emër tërësisht shqiptar, ka lindur në Serbi.

Lidhja e tij e vetme me Kosovën është fakti se ka jetuar me prindërit për disa vite dhe ky është shkaku që nuk di as shqip.

Në një rrëfim ekskluziv të dhënë për “Panorama Sport” zbulon gjithçka rreth vetes dhe i lëshon “sfidë” të hapur Asanit tjetër të Kategorisë Superiore. Konkurrenca nuk e tremb aspak dhe zbulon se me skuadrën korçare njohjen e parë e pati në Europa League, kur ndesheshin me Partizanin e Beogradit.

Cila është origjina juaj, pasi flitet shumë se jeni kosovar që jetoni në Novi Stad të Serbisë?

Unë në fakt jam serb nga Kosova, kjo është origjina ime. Edhe prindërit janë serbë, të cilët jetuan në Kosovë fillimisht dhe më pas jemi transferuar në Novi Sad, atje ku unë kam lindur.

A keni një idhull apo një lojtar që do të donit t’i ngjanit?

Idhulli im është Xherdan Shaqiri. Kjo, për mënyrën e tij të lojës, e cila më përshtatet shumë, por edhe pozicioni në fushë që është i njëjtë. Besoj se kemi karakteristika të ngjashme dhe do isha i nderuar që t’i ngjaja një lojtari të këtij kalibri, pasi është me të vërtetë i madh. Shpresoj që çdo ditë e më shumë t’i ngjasoj mënyrës së tij të lojës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...