Rama sulmon Zërin e Amerikës: Flet nga kazani i Tiranës

asi Zëri i Amerikës (Voice of America) publikoi përgjime për punësimet në burgje në kohën kur ky Drejtoria e Burgjeve drejtohej nga Arben Çuko, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai ka sulmuar VOA-n për të cilin thotë se flet nga kazani i Tiranës duke përgojuar dynjanë mbi llogje telefonike.

“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike?Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik?Çfarë katandie?”, shkruan Rama.

Ndërkohë sot Zëri i Amerikës publikoi një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që çuan në pranga ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko. Sipas VOA-s, Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve,

Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...