KRYEMINISTRI RAMA DE JURE MINISTËR I JASHTËM

Kryeministri Edi Rama zyrtarisht ka marrë edhe postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme pas refuzimit që Presidenti Ilir Meta i bëri emrit të Gent Cakajt.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka dhënë lajmin se deri në zgjidhjen e ngërçit të krijuar do të drejtojë edhe këtë dikaster. Ndërkohë që Rama thekson se Presidenti përpos shkeljes që nuk dekretoi emrin e propozuar prej tij për ministër të Jashtëm, ka bërë edhe një tjetër shkelje, me të cilën do të ballafaqohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit” thotë Rama.

Përplasja mes Presidencës dhe qeverisë nisi tre ditë më parë, kur Ilir Meta refuzoi propozimet e kryeministrit Rama që të shkarkojë nga detyra Ditmir Bushatin dhe në vendin e tij në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme të dekretojë Gent Cakajn.

Meta ktheu dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, mungesën e përvojës si dhe shkeljen që ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyrën e zv/ministrit pa qenë i pajisur më parë me certifikatë sigurie.

Dokument të cilin Cakaj e ka marrë vetëm në datën 4 janar, 24 orë pas aplikimit. Meta kërkoi hetim edhe për DSIK institucion i cili sipas tij nuk ka kryer verifikim të plotë për figurën e Gent Cakajt. Por përgjigjia e DSIK ishte se verifikimi ndaj Cakajt është bërë i plotë duke konkluduar se kandidati për ministër të Jashtëm nuk është i rrezikshëm.

I vendosur përballë kësaj situate, Rama ka zgjedhur që të marrë drejtimin e ministrisë së Jashtme. Një propozim të tillë si rasti i Greqisë, ku kryeministri Tsipras pas shkarkimit të Nikos Kotzias mori drejtimin e ministrisë së Jashtme iu bë kreut të qeverisë shqiptare nga kreu i shtetit gjatë takimit në Presidencë pak ditë më parë.

Tashmë pritet që Presidenti të dekretojë Edi Ramën edhe në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme në vendin e Bushatit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...