Të bllokuar nga bora, ja si u shpëtuan 15 persona në Theth (VIDEO)

Forca Ajrore përmes ekuipazhit të Cougar evakuon 15 persona në fshatrat Theth e Shalë, mes tyre dy të sëmurë, problematika e të cilëve u konstatua pak minuta përpara nisjes së helikopterit nga Farka.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes 15 personat, përfshirë edhe disa mësues po dërgohen në Shkodër.

Ky është momenti kur 15 personat që ishin bllokuar nga bora në Theth dhe Shalë, shpëtohen nga efektivët e FA-ve të ekuipazhit të helikopterit Cougar.

Ata shihen teksa kanë dalë në një pikë të lartë, ku edhe helikopteri mund të gjente terren për evakuimin e tyre, ndërsa dy të sëmurët merren nga shtëpitë.

Me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur, bën me dije Ministria e Mbrojtjes
Kërkesa për ndërhyrje nga ajri është bërë nga prefekti i Shkodrës.

Mësuesit dhe banorët në emergjencë ishin bllokuar në Dukagjin për shkak të rënies së sasive të mëdha të dëborës.

SHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin...

BENET BECI: 10 KANTIERË NDËRTIMI NË QYTET, DO TRANSFORMOJMË SHKODRËN PËRMES INFRASTRUKTURËS DHE ZHVILLIMIT URBAN

Bashkia e Shkodrës, e udhëhequr nga kryetari Benet Beci, ka njoftuar fillimin e një serie projektesh transformuese për qytetin, me mbështetje të plotë nga...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Arrest me burg për Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës merret nga SPAK dhe BKH

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar...

SHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Specialistët e Sektorit për Hetimin...

Shemben disa biznese në hyrje të Shkodrës. Policia “blindon” rruget

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me...