Tjetër sfidë e rrezikshme në rrjete sociale, “BBC” rrezikon jetë njerëzish

Policia në shtetin amerikan Utah ka marrë një hap të pazakontë, duke iu kërkuar banorëve të mos ngasin makinat me sytë e

lidhur për të ndjekur një sfidë të lëshuar “online”, të frymëzuar nga një film horror që ka çuar tashmë në disa aksidente.

Një adoleshente, që kishte mbyllur sytë me kapuçin e saj, hyri në trafik teksa ngiste makinën në qytetin Layton, ndërsa merrte pjesë në të ashtuquajturën “Bird Box Challenge”.

Çmenduria është frymëzuar nga filmi i “Netflix”-it, “Bird Box”, ku luan Sandra Bullock. Javën e shkuar, “Netflix” paralajmëroi fansat të mos përpiqen të provojnë sfidën. Ndërsa këtë javë, e njëjta këshillë vjen nga Departamenti i Policisë së Laytonit.

17-vjeçarja nga Laytoni, pasagjerja e saj 16-vjeçare dhe të tjerë persona dolën nga aksidenti me lëndime jo serioze. Sidoqoftë, policia ka kërkuar që shoferja të akuzohet për drejtim të pakujdesshëm makine.

Në filmin e “Netflix”-it, Bullock luan rolin e nënës së dy fëmijëve të mitur, e shpesh lidh një shall mbi sy për të mos parë forcat misterioze, që i detyrojnë njerëzit të kryejnë vetëvrasje. Ajo përpiqet t’i çojë fëmijët në një vend të sigurtë, përmes një lumi të rrëmbyer dhe një pylli të dendur, pa mundur që të shohë.

Filmi ka frymëzuar disa fansa të krijojnë “#BirdBoxChallenge”, çfarë ka bërë që të regjistrohen raste të përplasjes së njerëzve me mure apo t’i afrohen në mënyrë të rrezikshme trafikut.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...