Kampi i Aushvicit shënon rekord të vizitorëve

Kampi i Përqendrimit Birkenau/Aushvic në Poloni vitin e kaluar është vizituar nga 2.15 milion vizitorë, rekord ky në këtë lokacion.

Mbi 400 mijë vizitorë janë regjistruar nga Polonia, mbi 218 mijë nga Britania, 116 mijë italianë, 95 mijë spanjollë, 76 mijë nga Gjermania dhe 65 mijë nga Izraeli,

në mesin e të dhënave tjera që tregojnë se Kampi i tmerrshëm i kohës së Holokaustit tërheqë ende pas vetes publikun dhe emocionet e fuqishme.

27 milionë klikime ka marrë uebsajti i Aushvicit online.

Kampi i Aushvicit në vitin 1974 u fut në listën e trashëgimisë në UNESCO ndërsa sot funksionon edhe si një muze dhe hapësirë ku mësohet më shumë për Holokaustin dhe viktimat e tij.

Nga viti 1940 deri në 1945 të paktën 1,1 milion persona kanë vdekur në Auschwitz-Birkenau, 960.000 prej të cilëve burra gra e fëmijë hebrenj të shpërngulur nga vendet e Evropës së pushtuar nga nazistët. 75 mijë polakë, 21 mijë ciganë dhe 15 mijë sovjetikë u vranë gjithashtu në këtë kamp.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...