I bllokuar 9 orë në borë, shpëtohet 24-vjeçari në Shkodër

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt kanë shpëtuar nga izolimi një 24-vjeçar, i cili ishte i bllokuar që prej orës 10:00 të mëngjesit në fshatin Ndërmollas të njësisë Postrivbë.

Mursel Sykaj po kthehej drejt stanit të tij ku momentalisht ndodhet bashkë me familjen, por ka mbetur në mes të borës e cila aty shkonte deri në 1 m 80 cm. Menjëherë 24 vjeçari ka njoftuar me celularin e tij të afërmit për bllokimin në mes të borës.

Familjarët kanë njoftuar Shtabin e Emergjencave Civile. Fillimisht një helikopter është nisur për ta marrë, por pas dy tre tentativash helikopteri nuk ka mundur të ulet. Në këtë mënyrë e vetmja mundësi ka qenë vetëm përmes tokës.

Kështu në Prekal kanë mbërritur disa grupe të FNSH dhe dy grupe të efektivëve bashkë me disa banorë të zonës, të cilët janë nisur në këmbë në orët e pasdites. Pas rreth dy orësh ecje në këmbë në mes të borës është arritur që 24 vjeçari të gjendet.

Menjëherë forcat e FNSH e kanë marrë 24 vjeçarin duke bërë që ky i fundit t’i shpëtojë bllokimit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe disa familjarë dhe në këtë mënyrë 24 vjeçari Mursel Sykaj është dërguar tek stani ku ndodhet edhe familja dhe ku kalojnë dimrin.

Pasi 24 vjeçari ka mbërritur tek stani i tij forcat e policisë dhe banorët janë rikthyer drejt Prekalit të njësisë Postribë duke bërë edhe dy orë të tjera në këmbë në mes të borës që atje shkon deri në 1 m e 80 cm.

Shtetasi Mursel Sykaj qëndroi për rreth 9 orë i bllokuar në mes të borës. Ai kishte ardhur drejt Postribës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të gjyshes së tij. Nga fshati malor ka arritur që të vijë në këmbë për shkak se nuk ka rrugë për makinë.

Pasi ka nisur rrugën e kthimit ka mbetur i bllokuar pak para se të mbërrinte tek stani i tij dhe familjes ku e priste babai, bashkëshortja dhe dy fëmijët e vegjël. Rruga nga njësia Shllak e bashkisë Vau Dejës që lidhet me fshatin Ndërmollas është e bllokuar nga bora dhe andej nuk mund të kalojnë as mjetet e larta.

E vetmja mundësi për Mursel Sykaj që të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit ka qenë që të vinte në këmbë. Ka arritur që të shkojë por në kthim u detyrua të qëndrojë 9 orë i bllokuar derisa FNSH dhe banorët e zonës arritën ta shpëtojnë.

Situata në ato fshatra të Postribës por edhe fshatra të tjerë të njësisë Shllak bashkë me zonat e Dukagjinit është shumë e vështirë për shkak të trashësisë së borës që kudo i kalon 70 cm dhe kalimi qoftë edhe për këmbësorët është i rrezikshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...