DEPUTETI DHE BANORËT PËRGENJËSHTROJNË TONIN MARINAJ

Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile një ditë më parë në prefekturën e Shkodrës kreu i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj u

shpreh se situata në këtë bashki është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë lloj problemi dhe se po përballohet me sukses nga emergjencat e kësaj bashkie

Mirëpo a është gjendja në të vërtetë si e përshkruajti Marinaj tek emergjencat. Deputeti i partisë demokratike për qarkun e Shkodrës Bardh Spahia e ka përgënjështruar kryebashkiakun e Malësisë së Madhe teksa ka publikuar në facebook një video

pasditen e së enjtes ku shikohet qartë autokolonat e automjeteve që presin me minuta të tëra në radhë, ndërkohë që dy efektivë të policisë rrugore mundohen të ndihmojnë një shofer që ka ngecur në rrugë.

Një tjetër video është e një shoferi i cili tregon se si ishte situata pasditen e djeshme kur kryebashkiaku Marinaj tha se nuk ka probleme. Edhe ky qytetar e përgënjeshtroi kryebashkiakun.

Banorët në Malësinë e Madhe kërkojnë më tepër angazhim nga ana e bashkisë që të pastrojë rrugët e të hedhë kripë e skorie në sasi më të mëdha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...