Dëgjesa publike për programin e transparencës të bashkisë Shkodër me qytetarët ka dështuar.
E planifikuar për t’u zhvilluar në sallën e këshillit bashkiak përpara se të kalohet për miratim në këshill nuk është realizuar.
Kjo për shkak se salla ishte e boshatisur duke qenë se asnjë qytetar nuk erdhi për të dëgjuar se çfarë është ky program i transparencës. Sekretari i këshillit bashkiak Suel Hadri tregon se programi i transparencës është një detyrim tashmë për çdo bashki.
Programi i Transparencës për çdo bashki thotë sekretari Hadri është i rëndësishëm dhe i shërben qytetarëve.
Dështimi i dëgjesave të tilla publike për dokumente apo projekt vendime të rëndësishme është tashmë i zakonshëm duke qenë se edhe më përpara nuk ka patur