NGRICAT, MAKINAT PA ZINXHIRË NË GOMA

Reshjet e dëborës të cilat kanë pushtuar qytetin e Shkodrës kanë krijuar jo pak vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëvë të cilët këshillohen që të bëjnë kujdes kur lëvizin në rrugë për shkak të ngricave.

Vetëm ditën e djeshme nga urgjenca e spitalit të Shkodrës u bë e ditur se 12 raste kanë mbërritur në urgjencë të shoqëruar me fraktura për shkak të ngricave.

Bora dhe akulli janë një ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve që ndodhin në dimër, ndaj është e këshillueshme që të përdoren zinxhirët në akset ku dëbora ka shtruar, por një pjesë e mirë e shoferëve nuk i përdorin ato.

Gjatë një vëzhgimi të shkurtër që Star Plus bëri ra në sy mungesa e vendosjes së zinxhirëvë nëpër gomat a automjeteve

Gomat janë kontakti i parë dhe i vetëm i makinës më rrugën dhe jo më kot ekspertët e makinave dhe gomave thonë: “Nuk ka rëndësi se në çfarë gjendje është makina juaj, pasi pika e vetme e kontaktit me rrugën janë gomat”.

Roli i gomave të makinës bëhet edhe më imediat kur kushtet atmosferike rëndojnë asfaltin si në kohë me shi apo dhe më keq akoma me dëborë. Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë përdorimin e gomave dimërore nga data 15 nëntor e deri në muajin mars.

Me gomat dimërore automjeti do ketë më shumë stabilitet në rrugë pavarësisht nga kushtet atmosferike por kjo ndoshta nuk i shpëton shoferët nga zinxhirët nëse lëvizja në rrugë vështirësohet ekstremisht nga bora.

Përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore këshillohet nga ekspertët rrugorë për të shmangur aksidentet e mundshme në rrugë të cilat mund të rezultojnë edhe me pasoja fatale.

/star plus/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...