Liker çokollate, surprizoni miqtë për ditët e ftohta të dimrit

Nëse ideja e një recete të bërë në shtëpi i bën të lumtur miqtë tuaj ‘gourmet’, pse nuk përgatisni një liker çokollate?
Është gjithashtu ideal për të qerasur dhe për t’u shijuar me miqtë pas vakteve.

Na ngroh trupin dhe shpirtin në mbrëmjet e ftohta të dimrit.

Përbërësit:

750 gr qumësht

250 gr sheqer

250 gr pana e freskët e lëngshme

150 gr alkool puro

100 gr kakao e hidhur

100 gr çokollatë fondente

Përgatitja:

Bashkoni qumështin dhe panën në një tenxhere.

Shtoni sheqerin dhe vëreni përzierjen të nxehet.

Shtoni dhe kakaon dhe filloni përzierjen menjëherë me rrahëse vezësh për të eliminuar formimin e gungëzave.

Vazhdoni përzierjen derisa masa të marrë valë.

Lëreni të ziejë për 10 minuta duke e përzier me pas shtoni çokollatën e copëtuar.

Përziejeni me kujdes derisa të shkrihet, fikni sobën dhe lëreni të vaket.

Në fund shtoni alkoolin dhe përzieni me kujdes dhe atë.

Kullojeni përbërjen në një sitë të imët në mënyrë që të hiqni ndonjë gungëz që mund të jetë formuar.

Kur të jetë ftohur transferojeni në një shishe të thatë.

Mbylleni hermetikisht dhe lëreni 20-30 ditë para se ta konsumoni në mënyrë që shija e tij të jetë neutralizuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...