Një djalë 4 vjeçar me asnjë rrobë të veshur përveç pampersit, është filmuar mbi një makinë në ecje. Dëshmitarët thanë se e ëma e dinte që fëmija ishte atje lart.
Videoja që tregon nënën duke drejtuar makinën nëpër Harrisdale në Australinë Perëndimore, tronditi vendin.
Shoferët e shqetësuar u përpoqën të paralajmëronin nënën, e cila iu përgjigj me ndezjen e dritave dhe me vazhdimin e udhëtimit.
Dëshmitarët pohuan se kur nëna u largua nga makina ajo me të vërtetë dukej e vetëdijshme se djali i saj ishte sipër.
Ajo më pas e mori dhe e vendosi në makinë dhe vazhdoi udhëtimin më tej. Dëshmitarët thanë se djali nuk ishte në gjendje të keqe.
Nëse fëmija do të binte nga makina, pasojat mund t’i imagjinoni vet.