Mësim me kapuç e dorëza, nxënësit shqiptarë po ngrijnë

Në qytetin e Elbasanit janë gjithsej 24 shkolla të ciklit parauniversitar ku vetëm 5 prej tyre janë të pajisura me sisteme ngrohje dhe mësimi zhvillohet normalisht. Në 19 të tjera nxënësit i sfidojnë temperaturat e ulëta më xhupa, kapuç dhe doreza.

Edhe më problematike është situata në shkollën e muzikës ku veç mësimit normal, nxënësit duhet të ushtrohen dhe në instrumentet muzikore dhe artet figurative.

Një situatë e tillë nuk ekziston në fshatra, ku përveç disa shkollave me sisteme ngrohje, pjesa tjetër ngrohet me dru zjarri.

Bashkia e Elbasanit i tha Top Channel se ka përfunduar sistemet e ngrohjes në kopshte dhe çerdhe ndërkohë që për të gjithë pjesën e mbetur të shkollave janë përgatitur projektet dhe presin financim.

Disa prej tyre thotë, Bashkia e Elbasanit kanë 10 vite që qëndrojnë në pritje të financimit nga ministria apo FZHR.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...