Me rrip pantallonash e vezë njëri-tjetrit, ky deputet kryeson si “sherrxhiu” më i madh në parlament

Nuk kanë qenë të pakta përleshjet fizike midis deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në parlament.

Incidente që janë shoqëruar edhe me përjashtime për disa kohë nga seancat parlamentare.

Përsa i përket objekteve apo sendeve që deputetët kanë hedhur drejt njëri-tjetrit, kryesojnë vezët, duke mos lënë këtu pa përmendur as çizmet, rripat e pantallonave, televizorët, tymueset, letrat apo kapëset metalike.

Padyshim ngjarja më e rëndë e këtyre dy legjislaturave të fundit është padyshim ajo kur deputetët socialistë, Armando Prenga dhe Arben Ndoka qëlluan me rrip dhe grushte, në dy raste të ndryshme, deputetin demokrat, Gent Strazimiri.

Ndaj deputetëve që kanë zgjedhur si metodë përleshjet dhe jo të shprehurit verbalisht, janë marrë masa.

GSH raporton se listën e kryeson deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili është bërë pjesë e një numri të lartë përplasjesh në sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe në komisionet parlamentare.

Në të paktën 6 raste Byroja e Kuvendit e ka gjetur atë fajtor për gjenerimin e konflikteve apo edhe fjalorin e përdorur ndaj deputetëve të tjerë apo anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Shumicën e rasteve kur është përfshirë në konflikt, Noka i ka në dy vitet e fundit, 2017, 2018.

Ndaj tij janë marrë disa masa të ndryshme dënimi, ku dominojnë ato me përjashtim nga pjesëmarrja në seanca plenare dhe komisionet parlamentare deri në 10 ditë.

“Ku i ke shokët? Me këmisha vija-vija te 313”, Rama i përgjigjet Bashës për arrestimet e SPAK: PS është oqean, një bie, mijëra ngrihen!

“Ku i ke shokët? Me këmisha vija-vija te 313”, kështu shprehej Lulzim Basha në një video të postuar në rrjetet sociale, duke iu drejtuar...

Rruga “Marin Biçikemi” pranë katedrales vazhdon të lihet në harresë

Rruga "Marin Biçikemi" në Shkodër vijon të jetë një problem serioz për qytetarët, duke u kthyer në një burim shqetësimi të vazhdueshëm. Dëmtimi i...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” pranë katedrales vazhdon të lihet në harresë

Rruga "Marin Biçikemi" në Shkodër vijon të jetë një...

Bardeli: Shkodra foli qartë – fitorja po vjen!

Një falënderim nga zemra për mijëra shkodranët që mbushën...

Urime për Profesor Zef Çobën në Ditën e Emrit

Famullia “Zoja e Shkodrës” i ka uruar sot dirigjentit...