Shqiptarja Albina Shyti, mahnitë jurinë e X Factor në Danimarkë (VIDEO)

Albina Shyti, e njohur me emrin artistik Albi, është një vajzë e re shqiptare por që ka lindur dhe jeton në Danimarkë. Ajo tashmë ka nisur rrugën e saj drejt ndërtimit të një karrierë muzikore në vendin ku jeton, shkruan KultPlus.

Prindërit e saj kanë emigruar qysh herët në Danimarke, ku edhe vazhdojnë të jetojnë, ndërsa vajza e tyre tashmë dëshiron të jetë një përfaqësuese e denjë e Kosovës në botë përmes muzikës.

Albina kohë pas kohe sjell covera të ndryshëm të këngëve që ajo ka për zemër, por për tu prezantuar para një publiku më të gjerë dhe duke dashur që zëri i saj të dëgjohet edhe në skenë, ajo ka vendosur të marrë pjesë në X Factor në Danimarkë.

Prezantimi i saj i parë para jurisë vlerësuese të kësaj gare, ka bërë që Albina të shkëlqejë me performancën e saj dhe të marrë kritika pozitive nga juria.

Me një kitarë në dorë ajo është ngjitur në skenë për të interpretuar këngën e Katy Perry “The One That Got Away”, çka ka pasuar edhe me kalimin e audicioneve të kësaj gare të madhe.

Albina, synon që kësaj gare t’i shkojë deri në fund. Pritet të shohim rrugëtimin e vajzës shqiptare në këtë garë.

Në një listë të publikuar nga vetë Albi, shihet që performanca e saj është renditur e para ndër më të pëlqyerat nga fansat.

BENET BECI: 10 KANTIERË NDËRTIMI NË QYTET, DO TRANSFORMOJMË SHKODRËN PËRMES INFRASTRUKTURËS DHE ZHVILLIMIT URBAN

Bashkia e Shkodrës, e udhëhequr nga kryetari Benet Beci, ka njoftuar fillimin e një serie projektesh transformuese për qytetin, me mbështetje të plotë nga...

SHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Arrest me burg për Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës merret nga SPAK dhe BKH

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar...

SHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Specialistët e Sektorit për Hetimin...

Shemben disa biznese në hyrje të Shkodrës. Policia “blindon” rruget

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me...