Infermierët pa kushte, pa doreza dhe bartës të Hepatitit B

Infermierët në spitale nuk kanë doreza, madje janë edhe bartës të hepatitit B.

Ky është denoncimi që bën infermieri Elson Jaçaj, i cili tregon ndër të tjera moslejimin e protestës së infermierëve më 20 dhjetor, pas presioneve të ushtruara nga Drejtorët e spitaleve dhe Ministria e Shëndetësisë.

Largimi i infermierëve jashtë vendit është lidhur shpesh me kushtet e vështira në të cilët është thënë se ata punojnë.

Infermieri Elson Jaçaj tregon se mungojnë gjërat bazike, si dorezat e duarve, por më e vështirë bëhet situata kur për shkak të kushteve të spitalit infermierët kanë marrë edhe virusin, atë të hepatit B.

“Akoma shumica e pavionëve janë në gjendjen e kohës së Enverit, me të njëjtat aparatura dhe të njëjtat kushte. Ka lagështirë, është ftohtë, nuk ka sistem ngrohje.

Ka infeksione nga më të ndryshmet, ku shpesh herë dhe infermierët janë bërë pre e këtyre infeksioneve jo vetëm spitalore, por së fundi është zbuluar se ata janë infektuar dhe më sëm.undje ngjitëse siç është Hepatiti.”

Më 20 dhjetor infermierët kishin vendosur të ngriheshin në protestë, pikërisht për këto kushte, por protesta e tyre u anulua. Kjo për shkak të presioneve të ushtruara nga Drejtorët e spitaleve dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Është e turpshme që në dy ditët para protestës Ministrja u jep urdhra të gjithë Drejtorëve të spitalit që të mos lejojnë asnjë infermier që të marrë pjesë në protestë, në të kundërt rrezikojnë vetë ata vendin e punës.”

Madje, vetë infermieri Jaçaj, ka marrë kërcënime për shkak të organizimit të kësaj proteste.

Aktualisht infermieri Elson Jaçaj ka marrë urdhër për pezullim nga puna për ngritjen e zërit për problematikat në spitale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...