Gjashtëfishoi pasurinë në 14 vite

Kryetari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 4 janar. Trupa gjykuese që do të kryejë vetingun për Çelën përbëhet nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo.

Alltun Çela e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1995. Ai drejton Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008, ndërsa u rikonfirmua në këtë pozicion edhe në vitin 2014.

Në vitin 2016, emri i Alltun Çelës u lakua në Gjykatën e Krimeve të Rënda për një çështje pronash nga kolegu i tij Rasim Doda, ndërsa ky i fundit po gjykohej për korrupsion. Doda u dënua në shkallë të parë, por Apeli e rrëzoi vendimin.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtari Çela zotëronte pasuri me vlerë 3.2 milionë lekë në vitin 2003.

Sipas deklaratës së tij të parë të dorëzuar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Çela zotëronte një shtëpi të dhuruar nga prindërit dhe një apartament, rreth 17 mijë metra katrorë pemishte dhe ishte bashkëpronar i një magazine.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Çela është gjashtëfishuar, duke kapur vlerën e 21 milionë lekëve. Pasuritë e paluajtshme përbëjnë zërin kryesor në pasurinë e kryegjyqtarit të Sarandës me vlerë 11 milionë lekë. Ai zotëron gjithashtu familjarisht 8.2 milionë lekë likujditete bankare, 1.2 milionë kursime në cash si dhe automjet me vlerë rreth 600 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.9 milionë lekë. Rreth 77% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni dhe pagën e familjarëve, 10% të ardhura nga qiraja dhe 6.4% e të ardhurave totale kanë si burim sipërfaqen e tokës pemishte.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik rezulton se 2 nga 14 deklaratat e analizuara rezultojnë me diferenca negative mes të ardhurave dhe aseteve neto.

Kryetari i Gjykatës së Sarandës nuk arrin të justifikojë 180 mijë lekë në vitin 2004 dhe 1.4 milionë lekë në vitin 2010. Diferenca negative e vitit 2004 shpjegohet megjithatë me faktin që subjekti nuk ka deklaruar të ardhura nga paga për këtë vit.

Janë identifikuar gjithashtu dy hua të marra nga Çela me vlerë 3.5 milionë dhe 2 milionë lekë në vitet 2013 dhe 2016. Në fund të vitit 2017, gjyqtari kishte detyrim të pakthyer rreth 1.2 milionë lekë.

Në vitin 2004, Çela ka deklaruar gjithashtu se kishte ndërtuar një shtesë kati mbi shtëpinë ekzistuese, pasi kishte marrë një leje ndërtimi. Por shtesa nuk është regjistruar deri në vitin 2015, kur gjyqtari Çela bën një deklarim të ri se e kishte fituar pronësinë përmes një gjyqi të hapur në Gjykatën e Sarandës përmes parashkrimit fitues.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...