FOTO E RRALLË/ Historia “e gjallë” e Vllaznisë, Esat Bushati 90 vjeç dhe Muhamet Sokoli 88 vjeç

Muajin e ardhshëm Klubi Vllaznia do të festojë 100 vjetorin e krijimit të tij si i pari në Shqipëri. Padyshim që pritet të jetë një festë e madhe për gjithë Shkodrën

por edhe më gjerë dhe gjëja më interesante në morin e të ftuarve, janë edhe dy veteranë të sportit shkodran.

Dy më të vjetrit që janë ende në mes nesh janë ish- futbollisti Esat Bushati dhe ish- basketbollisti.

Njëri sivjet mbush 90 vjeç dhe tjetri 88. Ato padyshim që janë historia “e gjallë” e Vllaznisë dhe do kenë vendin e tyre në panteonin e më të mëdhenjve. Një fakt shumë interesant dhe janë të vetmit e brezit të tyre që janë ende mes nesh. Madje, gëzojnë shëndet të plotë dhe me siguri që do t’i kemi edhe për vite të tjera pranë.

Esat Bushati

Ka lindur në vitin e largët 1929 dhe ka zgjedhur të merret me futboll. Në 17 vitet e karrierës së tij natyrisht që kanë lënë gjurmë tek të gjithë. Esat Bushati, mbrojtësi i njohur i Vllaznisë së viteve ’50, ka dhënë jo pak për futbollin.

Këtë lojë shumë të dashur për të, ai e nis që herët. E ndihmojnë për t’u marrë me futboll karakteristikat e tij fizike. Esati do të fillonte të luante me ekipin e parë

Te Vllaznisë në vitin 1947, Do të luante në repartin e mbrojtjes përkrah një emri të madh si Muhamet Dibra duke qenë një lojtar bazë deri në vitin 1949 kur thirret në ekipin e Partizanit.

Luan përveç Vllaznisë dhe Partizanit edhe me Sportklub Tiranën si përforcim në disa ndeshje miqësore ndërkombëtare. Po ashtu, do ishte edhe pjesë e kombëtares sonë në ndeshjet miqësore që ajo zhvilloi këtë periudhë me Spartakun e Moskës, Levskin e Sofjes etj.

Me Partizanin ka luajtur deri në vitin 1954 duke u aktivizuar si mbrojtës i djathtë. Ai nuk ka pasë mundësinë të dilte jashtë vendit për të luajtur ndeshje ndërkombëtare për shkak të biografisë së keqe

dhe luftës së klasave megjithatë mbeti një futbollist i nderuar nga të gjithë. Ka luajtur me Vllazninë deri në vitin 1960 teksa sërish ka luajtur si mbrojtës i djathtë. Mbetet nje emer i respektuar i historise se futbollit shkodran.

Muhamet Sokoli

Ka lindur në vitin 1931 dhe zgjedh të merret me basketboll teksa do të luante me shumë sukses me Vllazninë, 17 Nëntorin e Partizanin më pas, për t’u rikthyer sërish tek Vllaznia me të cilën do të luante deri në fundin e viteve ’50. Një brez i artë sportistësh bashkë me Esat Haxhin, Vehbi Ademin,

Qemal Tafilicën, Ali Qukun, Luan Shatkun e Skënder Osmanin.

Gjatë karrierës së tij do të luante për vite me rradhë edhe për kombëtaren shqiptare. Ndërkohë pas lënies së sportit, ai nuk do të largohej nga basketbolli por

do të niste rrugëtimin si trajner duke i drejtuar me rradhë të gjithë ekipet e basketbollit, duke filluar nga ato të të rriturve dhe të rriturave, për të vazhduar me drejtimin e ekipit të të rinjve dhe të rejave të Vllaznisë.

Por jo vetëm kaq. Muhamet Sokoli për shumë vite ka punuar në shkolla të ndryshme të qytetit si mësues i edukimit fizik. Gjatë karrierës së tij ka fituar

6 tituj kampion me ekipet e 17 Nëntorit dhe Partizanit si dhe disa Kupa të Republikës me ekipin e Vllaznisë. Mbetet një figurë shumë e madhe e basketbollit shkodran.
Gjergj KOLA

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket jane ne afersi te sheshit "Isa Boletini". Nga sa behet me dije informohemi se zjarri...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...