NGRICAT, ARRSH: NË DISA AKSE DUHEN ZINXHIRË

Pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kryesore të vendit.

Sipas ARRSH-së, kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë të gjithë natës duke pastruar dhe trajtuar me kripë rrugët, ndërsa kujdes i veçantë është treguar në zonat me prani të akullit.

Gjithsesi, autoriteti në fjalë rekomandon që të përdoren zinxhirët në akset ku paraqiten probleme në qarkullim.

Por, ajo që kërkohet nga të gjithë përdoruesit e rrugës është të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit, si dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore.

Në Malësinë e Madhe, zona e sipërme, Lepushe- Vermosh, vazhdon të ketë probleme në qarkullim Në Dukagjin, rruga e Thethit është e pakalueshme për mjete të rënda. Ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe ngricë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...