ZJARR NË NJË MAGAZINË NË FSHATIN BARBULLUSH

Një zjarr ka rënë në fshatin Barbullush të njësisë Vau Dejës. Fillimisht njoftimi në repartin zjarrfikës në Shkodër ka qenë për një shtëpi banimi. Menjëherë një mjet zjarrfikës është nisur drejt fshatit Barbullush për të ndërhyrë dhe për të normalizuar situatën.

Sipas burimeve zjarri ka rënë në pronën e shtetasit Bashkim Tahiri. Sapo efektivët e zjarrfikëses kanë mbërritur aty kanë parë se zjarri kishte përfshirë një magazinë të vogël të shtetasit Bashkim Tahiri.

Menjëherë është bërë ndërhyrje dhe është arritur që brenda pak minutash flakët e zjarrit të neutralizohen dhe të bëhet shuarja e tyre. Fillimisht familja Tahiri është ndjerë e frikësuar nga ky zjarr i rënë për shkak se në afërsi është edhe banesa e tyre dhe përhapja e flakëve mund të kishte përfshirë edhe shtëpinë e tyre.

Nga ky zjarr i rënë ka vetëm pak dëme material brenda asaj magazine të vogël. Sipas burimeve dyshimet e para për këtë zjarr janë si shkak i pakujdesisë.

Kjo nuk është hera e parë sepse edhe më përpara magazina të tilla apo banesa njëkatëshe janë përfshirë nga flakët herë nga pakujdesia dhe herë si shkak i rrjetit të amortizuar.

Disa herë reparti zjarrfikës në Shkodër ka bërë apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm kryesisht në muajt e dimrit kur edhe rrezikshmëria për zjarre në banesat apo magazinat që kanë është shumë më e madhe.

Edhe pak ditë më parë ka patur disa raste të tjera të ngjashme me zjarre të vogla që kryesisht vijnë si shkak i pakujdesisë të cilat janë neutralizuar nga reparti zjarrfikës i Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ura e Mesit, Thesari Historik dhe Turistik i Shkodrës

Ura e Mesit, e ndërtuar në vitin 1768 nga...

Xhamia e Plumbit, një nga 50 monumentet më të bukura të botës

Punimet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit po avancojnë...

TikTok bllokon aksesin në SHBA. Mesazhi për përdoruesit: “Për fat të mirë vjen Trump”

Platforma e famshme e videove të shkurtra, TikTok, ka...

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...