Veriu “pushtohet” nga ngricat, disa akse nacionale kalohen vetëm me zinxhirë

Reshjet e dëborës përfshinë një pjesë të mirë të vendit, në veri dhe jug, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes pati vështirësi në disa prej akseve rrugore. Ne Theth temperaturat kane arritur deri ne -20′ gjate mbremjes.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi në mbrëmje se në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve,

megjithëse gjatë ditës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë dhe temperatura shumë të ulëta sidomos në zonën e Korçës dhe Llogarasë.
Në rrugët e Rajonit Verior ka reshje dëbore dhe temperatura shumë të ulëta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë. ARRSH thotë se kontraktorët e

mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa në disa segmente zinxhirët janë të detyrueshëm.
Ndërkohë në jug, në zonen e Llogarasë, në aksin Librazhd-Qafë Thanë-Kapshticë, si edhe në segmentet Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë,

Korçë-Ersekë dhe Liqenas-Doganë Goricë, rrugët janë të kalueshme me zinxhirë.
ARSH thotë se rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, si edhe të vendosin zinxhir në akset problematike.

Top Channel

TE TJERA