Si do të jetë 2019-a për ju? Lexoni horoskopin vjetor

Sikurse Luani dhe Shigjetari që drejtohen nga Marsi, edhe Dashi është një shenjë që mbështetet tek ai. Muajt e parë do të jenë më të lehtë se viti që po lëmë pas, por pikërisht në këta muaj duhet të reflektoni mbi jetën tuaj. Gjatë katër muajve të parë do të paraqiten mundësitë më të mira. Dy Hëna të reja do të hyjnë këtë muaj në shenjën e Dashit, më datë 21 mars dhe më 19 prill. Mes këtyre datave keni mundësi për të nisur një jetë të re, të shpërnguleni diku, të nisni karrierën, të mbroni kauzat tuaja personale me më shumë entuziazëm e kurajë.

Njësoj si në 2018, gjatë qershorit do të keni sërish probleme në familje. Priten shpenzime në familje gjatë prillit dhe majit. Kohët e fundit mund të keni blerë një tokë, për të cilën duhet të investoni. Priten përfitime financiare gjatë shtatorit falë ortakërive dhe bashkëpunimeve. Kohët e bukura në sferën e ndjenjave priten pas muajit gusht. Gjatë shtatorit katër planetë kalojnë në shenjën tuaj, por më shumë rëndësi ka Jupiteri.

Nëse jeni në kërkim të një partneri/eje, duhet të udhëtoni ose të dilni nga rrethi shoqëror i zakonshëm. 14 tetori do të jetë një ditë e veçantë për ju. Sa për karrierën tuaj, duhet të përpiqeni shumë që në fillim të vitit dhe disa nga ju do të marrin propozime për vende të reja pune. Muajt më të favorshëm janë prilli dhe maji, kohë kur do të lidhni kontrata me rëndësi. Në mars dhe korrik do të kaloni vështirësi nga ana shëndetësore, sidomos në dietën që mbani. Bëni shumë kujdes në dhënien e makinës në fund të prillit dhe fillim të majit. Mos harroni se shpejtësia dhe veprimet e nxituara lëndojnë shumë.

Demi
Viti 2019 do të jetë viti kur të lindurit e shenjës së Demit do t’i caktojnë vetes një synim të rëndësishëm dhe shumë personal, të cilin duhet ta realizojnë para dhjetorit. Këtë vit do t’ju vijnë në ndihmë më shumë planetë sesa vitin e kaluar. Nëse punoni me këmbëngulje, nga shkurti deri në fillim të qershorit, do të korrni shumë fryte të punës suaj. Bëni kujdes me shpenzimet gjatë 5-6 muajve të parë të vitit. Tregohuni të zgjuar dhe kurseni nëse mundeni, sepse ky vit do të karakterizohet nga vendime të rëndësishme financiare.

Venusi është planeti juaj mbështetës dhe këtë vit do të përqendrohet vetëm te çështjet financiare. Data 17 maj do të ketë një rëndësi të veçantë. Fundi i nëntorit dhe dhjetori do të shënojnë një zhvillim të suksesshëm.

Për sa u përket ndjenjave, këtë vit do të jenë të favorizuara lidhjet e pazakonta, të personave nga vende dhe me kombësi të ndryshme. Gushti dhe shtatori do të jenë më të bukurit në fushën e ndjenjave, ndërsa maji është muaji i ndryshimeve. Shumë nga ju mund të ndryshojnë vendin e punës në fillim të vitit. Periudha nga 3 shkurti deri më 21 mars është e duhura për t’u përqendruar te karriera dhe për të pasur një progres të shkëlqyer. Të lindurit nga data 3-7 maj duhet të bëjnë kujdes me alkoolin dhe mjekimet që marrin. Sistemi juaj imun nuk është shumë i fortë. Problemi më i madh për të lindurit në këtë shenjë janë ëmbëlsirat, ja pse duhet të bëni ndryshime në dietën tuaj, sidomos pas muajit prill.

Binjakët
Binjakët drejtohen nga Venusi dhe këtë vit do t’i përqendrojnë të gjitha energjitë në kërkim të një vendi pune apo të një ndryshimi në interes profesional. Venusi do të qëndrojë në shenjën tuaj nga data 4 prill deri më 7 gusht, ja pse kjo periudhë është më e favorshmja për ju. Venusi ndikon te paratë, te ndjenjat, te marrëdhëniet tuaja dhe pikërisht në këto sfera ju kërkoni përmirësim. Vendimet që do të merrni nga prilli deri në qershor do të përcaktojnë nëse do të qëndroni brenda buxhetit që keni apo do të prishni pa hesap. Kujdes se mos merrni borxhe.

Përmirësime të ndjeshme në fund të vitit në aspektin financiar. Venusi do të ushtrojë ndikimin e tij edhe në marrëdhëniet e intime. Do të njihni njerëz të rinj dhe shumë të rëndësishëm. Priten të ndodhin ndryshime gjatë majit dhe qershorit. Kujdes nga problemet e së kaluarës dhe mos ia hidhni fajin njëri-tjetrit, sepse kjo gjë do të ndikojë në harmoninë e marrëdhënies. Në shtator mundësitë për personat e vetmuar janë më të mëdha. Nëse kërkoni prej kohësh një rritje rroge që ju është mohuar, atëherë priten ndryshime në maj dhe qershor. Të lindurit në datat 1-7 qershor bëjnë mirë të kërkojnë punë në fushat krijuese dhe artistike. Bëni kujdes dhe shprehini ndjenjat tuaja të vërteta ndaj të tjerëve, gjë që rrallë e bëni. Datat 10 gusht dhe 2 shtator janë të duhurat për të nisur trajtime për të lindurit në këtë shenjë që vuajnë nga bronkiti.

Gaforrja
Gaforrja, shenja e ujit që drejtohet nga planeti i Mërkurit. Deri në marsin e 2019-s do të ndiheni sikur gjërat gjithmonë vonohen për ju. Fillimi i vitit do të jetë një provë e rëndësishme për karakterin tuaj. Këtë vit do të përballeni me detyrimet tuaja dhe do të ndërmerrni angazhime afatgjata. Vendimet e marra gjatë periudhës 15 janar-2 shkurt do të ndikojnë shumë në pjesën tjetër të vitit. Gaforret e kanë për zakon të mos përballen me të tjerët sy më sy e më pas vënë në dyshim rolin e tyre në këtë jetë. Mos harroni se nuk ju leverdis të rrini duke gjykuar veten e duke gjetur të metat tuaja. Saturni do të kalojë në shenjën tuaj duke kufizuar kështu buxhetin. Arsyeja mund të jetë shtimi i detyrimeve ose një investim që keni bërë.

Periudha maj-korrik mund të shënojë një ndryshim në sferën e ndjenjave. Do të kuptoni se disa njerëz që keni pranë s’ju bëjnë mirë dhe do të ndryshoni drejtim. Gushti dhe shtatori janë të favorshëm për takime dhe mundësi të reja. Shumë nga ju do të vendosin se puna që bëjnë aktualisht duhet të ndryshojë dhe të marrin një pozicion të ri, pasi s’po marrin atë çka kërkojnë. Nëse do t’ju shfaqet një problem shëndetësor, me siguri nuk është krijuar rishtazi, por i përket së kaluarës. Gjatë tetorit dhe nëntorit do të keni probleme në ekuilibrin e dietës suaj, prej së cilës duhet të hiqni disa ushqime të dëmshme.

Luani
Luani, shenja që drejtohet nga Dielli dhe shenja e zjarrit. Të gjitha zhvillimet në jetën tuaj personale ndodhin gjatë periudhës fundqershori e deri në fillim të tetorit. Pikërisht në këtë kohë keni më shumë energji dhe entuziazëm. Këtë vit do t’ju jepet mundësia të shtoni kursimet, të fitoni më shumë falë punës që bëni. Shtatori dhe tetori janë muajt më të favorshëm për ortakëri të reja dhe në përgjithësi për financat tuaja. Gjatë janarit dhe shkurtit do të njihni njerëz të rinj, të cilët do të kenë ndikim të madh në jetën tuaj personale. Duhet të bëheni pjesë e jetës sociale, të merrni pjesë në aktivitete apo të futeni në rrethe të ndryshme.

Për sa i përket karrierës, nuk do të pësojë ndryshime të mëdha, por kjo s’do të thotë se nuk do të rriteni profesionalisht. Maji mund të sjellë ndryshime, por që më së shumti kanë të bëjnë me udhëtimet. Gjashtë muajt e dytë të vitit janë më të mirë se të parët. Në përgjithësi, të lindurit në këtë shenjë vuajnë nga sistemi tretës dhe pikërisht për atë duhet të kujdesen. Të lindurit në gusht duhet të ruhen nga infeksionet e ndryshme dhe nga ftohjet.

Virgjëresha
Virgjëresha, shenja e Tokës drejtohet nga planeti i Mërkurit, i cili simbolizon ndryshimin. Shenjat me të cilat të lindurit në këtë shenjë shkojnë janë Bricjapi, Akrepi, Gaforrja dhe Demi. 2019 ka të gjitha elementet për të qenë një vit i veçantë, si në aspektin e rritjes personale, por edhe për marrëdhëniet. Kini besim në vetvete nëse doni të bëni përpara në jetë. Ju këshillojmë t’i lejoni personat e rinj të bëhen pjesë e jetës suaj pa u ndier të kërcënuar dhe mësoni t’u bëni vetë ballë gjërave. S’keni pse frikësoheni nga të tjerët, konsiderojeni veten si pjesë e skuadrës.

Në fillim të prillit mund të lidhni një ortakëri, e cila me pak fat, do të shënojë një sukses të jashtëzakonshëm personal. Lexoni gjithçka përpara se të firmosni, sidomos gjatë gushtit. Në aspektin e ndjenjave parashikohen shumë surpriza dhe të papritura. Priten ndryshime. Për momentin ju tërheqin njerëzit që janë shumë ndryshe nga ju, prandaj do të zini miqësi të reja. Romancat janë të favorizuara gjatë majit.

Nëse jeni në kërkim të një partneri/eje, mos qëndroni në vendet tuaja të zakonshme, por udhëtoni. Eklipsi diellor i datës 14 tetor do të shënojë një ditë të veçantë për ju. Shumë nga ju do të bëjnë dy punë këtë vit dhe për rrjedhojë, do të shpërbleheni mirë edhe nga ana financiare. Sa herë që Jupiteri është në shenjën tuaj, edhe ju jeni më të shëndetshëm, sepse pikërisht ky planet ju tundon ndaj ushqimeve jo shumë të shëndetshme. Shtimi në peshë është i pashmangshëm. Kërkohet një regjim i rreptë duke filluar që nga muaji maj.

Peshorja
Peshorja drejtohet nga planeti i Venusit dhe njësoj si Binjakët dhe Ujori është shenjë ajri. Ky do të jetë një vit shumë krijues dhe artistik për të gjitha Peshoret. Një miku apo partneri juaj i ngushtë do t’ju ndihmojë shumë. Deri në muajin shtator, praktikisht, jeni arkitekti i fatit tuaj. Venusi është me ju dhe do t’ju lejojë të shpreheni më lirshëm. Më 25 shtator, Jupiteri hyn në shenjën tuaj dhe gjithçka do të përqendrohet më shumë në arritjet personale. Gjatë majit dhe qershorit bëni kujdes me shpenzimet, sepse edhe jeta juaj sociale do të ndikohet nga kjo gjë. Nuk ka asgjë që të tregojë probleme madhore financiare, por se tregoheni të zgjuar, s’është aspak keq. Fundviti do të jetë më shpërblyes në aspektin financiar.

Në janar do të njiheni me njerëz të rinj dhe do të kuptoni se nga këto miqësi do të përfitoni shumë. Venusi luan një rol të rëndësishëm dhe për rrjedhojë, në fund të tetorit e deri në fund të nëntorit është periudha më e favorshme për ndjenjat. Karriera do të jetë sfiduese këtë vit, pasi Saturni do të ushtrojë ndikimin e tij. Me siguri, mendoni se zgjedhjet tuaja janë të kufizuara, për shkak të rrethanave, mungesës së kualifikimeve, moshës apo vendit ku jetoni. Një vendim me rëndësi i marrë në fillim të marsit do të shënojë shumë ndryshime. Gjatë majit dhe gushtit do të ndiheni më të dobët fizikisht. Sa herë që ekuilibri i jetës prishet, ju e reflektoni këtë në shëndetin tuaj.

Akrepi
Akrepi, shenja e ujit që drejtohet nga Marsi dhe Plutoni. Akrepat gjatë 2019-s do të përqendrohen te sipërmarrjet e reja. Pa ju, asgjë s’do të lëvizë. Planetët janë të gjithë me ju këtë vit, prandaj mund të bëni të gjitha përpjekjet që i keni parë si të pamundura. Që idetë tuaja të realizohen dhe të keni kontroll të plotë mbi gjithçka, duhet të prisni deri në tetor. Ky është viti ideal për t’i thënë lamtumirë së shkuarës dhe të jeni të hapur ndaj ndryshimeve. Sa më shpejt ta bëni këtë, aq më e lehtë do të jetë jeta për ju. Mos i hapni vetes konflikte të panevojshme! Marsi është muaji i duhur për të falur të tjerët. Nëse jeni duke investuar një sasi të konsiderueshme parash, bëni çmos që shpenzimet t’i shmangni gjatë prillit dhe majit.

Shtatori do të jetë muaji më i favorshëm. Për shkak të eklipseve hënore, më datë 5 maj dhe 28 tetor, marrëdhëniet personale do të pësojnë ndryshime, sidomos ato me kolegët. Njerëzit që ju rrinë pranë do të ndryshojnë. Në fund të qershorit ju ofrohet një mundësi e re pune. Parashikohet një projekt i veçantë. Tregoni angazhim të plotë deri në fillim të shtatorit, në të kundërt reputacioni juaj do të vuajë pasojat. Në aspektin shëndetësor do të vuani nga disa probleme të vogla me ftohjet gjatë prillit. Asgjë me rëndësi. Personat që po përpiqen të bien në peshë do ta kenë shumë të vështirë, për shkak se tundohen shumë lehtë.

Shigjetari
Shigjetari është shenjë e zjarrit dhe drejtohet nga Jupiteri. Si sunduesi i shenjës suaj, Jupiteri do të tërhiqet në prapavijë që prej datës 4 janar e s’do të zhvendoset deri më 5 maj. Nuk do ta keni aspak të lehtë këtë periudhë, sepse do të hiqni dorë nga shumë gjëra. Do të ndiheni sikur fati ju ka braktisur deri në maj dhe s’po bëni dot përpara, por ndoshta nuk keni pse të bëni më përpara pasi ndiheni rehat aty ku jeni. Sa më shpejt ta kuptoni këtë gjë, aq më lehtë do ta kaloni këtë periudhë. Optimizmi kthehet në shtator dhe jeta do të duket më e bukur. Nëse keni lindur në datat 22-29 nëntor, jeta do të pësojë disa ndryshime të papritura që s’janë në dorën tuaj. Kjo do të jetë një periudhë sprove. Probleme me financat, por edhe probleme ligjore që lidhen me ndonjë hua.

Fusha e ndjenjave duket se është më e favorizuar, pasi Venusi do të qëndrojë gjatë në shenjën tuaj. Marrëdhëniet do të kalojnë në një fazë tjetër dhe periudha më e favorshme është fundi i qershorit dhe fillimi i gushtit. Karriera do të ndjekë një rrugë të njëtrajtshme këtë vit. Mund të mësoni aftësi të reja. Vetëm pas shtatorit do të bëni përpara. Pikat e dobëta të shëndetit tuaj janë pelviku dhe këmbët. Personat që merren me sport duhet të bëjnë kujdes se mos dëmtojnë muskujt. Disa nga ju mund të kenë probleme që do të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Do të ankoheni edhe nga problemet me tretjen. Hiqni dorë sa më parë nga sheqeri.

Bricjapi
Bricjapi është shenjë e Tokës dhe drejtohet nga Saturni. Bricjapët do ta nisin vitin me disa pasiguri, për shkak të një vendimi që nuk e keni marrë dot gjatë dhjetorit të vitit 2018. Falë ndikimit të planetëve, këtë vit do të jeni më të hapur për të komunikuar me të tjerët. Do të udhëtoni më shumë, do të njihni më shumë njerëz dhe do të përmirësoheni. Në janar do t’i vini vetes një synim që do të bëni çmos ta përmbushni deri në fund të vitit. Përgjatë rrugës do të përballeni me njerëz që do t’ju pengojnë dhe do t’ju sfidojnë. Në mars do të futeni në një periudhë reflektimi. Ata nga ju që kanë bashkëpunime financiare me ortakë do të hasin në vështirësi, sidomos personat që janë pjesë e një sistemi ligjor. 20 qershor-4 korrik është periudhë me rëndësi për të kryer investime.

Saturni ndikon në marrëdhëniet dhe fushën e ndjenjave që prej qershorit të vitit 2018. Ai vë në provë forcën e të gjitha marrëdhënieve ekzistuese, por edhe të disa të tjerave që janë mbyllur. Gushti dhe shtatori do të shënojnë një periudhë të mbushur me harmoni. Disa nga ju që janë duke studiuar do të marrin propozime për punë, por shumë prej jush do të vendosin të shpërngulen për të gjetur diçka më të mirë. Këtë vit do të shqetësoheni më shumë për shëndetin e një të afërmi tuaj sesa për vete. Bëni kujdes me ushqimet që konsumoni në familje. Problemet me stomakun do të jenë të shumta, por ta dini se problemet shëndetësore s’e kanë fillesën tani. Ky është viti i duhur për të gjetur një metodë alternative për t’u ushqyer.

Ujori
Ujori drejtohet nga Urani dhe është shenjë e ajrit. Do të ndiheni ndryshe që në fillim të vitit, por ta dini se gjithçka varet nga ndryshimet e dy viteve të fundit. Në shenjën tuaj do të jetë vetëm planeti i Neptunit këtë vit, i cili do të ndikojë më shumë tek personat që kanë lindur mes datave 1-7 shkurt. Të gjithë ata që janë të pasionuar pas artit dhe muzikës, mund të ndjekin ëndrrën e tyre. Shumë shpesh ndodh që të lindurit në këtë shenjë e humbasin sensin e realitetit, i besojnë shumë fatit dhe s’u kushtojnë rëndësi financave. Urani, planeti i ndryshimit do të ndikojë edhe në të ardhurat tuaja që do të pësojnë ulje-ngritje të vazhdueshme.

Mesi i majit do të shënojë një periudhë ngërçi. Në jetën tuaj do të hyjnë njerëz të rinj që janë më krijues sesa ju, sipas iconstyle. Periudha qershor-tetor është vendimtare për krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme. Në periudhën 26 gusht-10 shtator do ta keni të vështirë të kuptoheni me partnerin/en. Shumë nga ju parapëlqejnë të vetëpunësohen. Në aspektin profesional do të ketë ndryshime të shumta, sidomos gjatë verës. Ndërsa në aspektin shëndetësor duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, sepse trupi po ju jep sinjale jo shumë pozitive. Gjatë shtatorit do të gjeni zgjidhje për një problem të hershëm. Ky është çasti i duhur për t’u këshilluar me mjekët.

Peshqit
Peshqit, shenjë e ajrit dhe drejtohet nga Neptuni, njësoj si Gaforrja dhe Akrepi. Gjatë vitit 2019 do të ndodhin shumë ngjarje të pazakonta për të lindurit në këtë shenjë. Këtë vit duhet të tregoheni të vërtetë me veten dhe të ndiqni idetë tuaja unike. Periudha janar-mars është e duhura për të promovuar idetë tuaja. Gjatë majit do të ndiheni të zhgënjyer, ngaqë ju kanë bërë shumë premtime, por shumë pak kanë vepruar. Përfitoni nga koha për të mbaruar studime të lëna pezull apo çështje ligjore të pazgjidhura. Për durimin që do të tregoni do të shpërbleheni në gusht dhe në shtator, muaj gjatë të cilëve do t’ju jepet mundësia për të pasur bashkëpunime të reja.

Nëse flasim për fushën e ndjenjave, ky do të jetë viti më emocionues, gjatë të cilit do të zini miq të rinj për kokë. Do të kuptoni më në fund se marrëdhëniet e së shkuarës i përkasin pikërisht asaj periudhe dhe ju duhet të ecni përpara. Do të josheni shumë nga personat që kanë kultura të ndryshme nga juaja. Sa për karrierën, ju kërkoni vazhdimisht më shumë hapësirë dhe të mos keni njeri mbi kokë, por kur punoni në një kompani, nuk ka si të jetë ndryshime. Mundësi të reja gjatë qershorit. Shumë nga ju do të vuajnë nga alergjitë stinore, prandaj duhet të bëni kujdes. Një problem familjar do t’ju shqetësojë, një operacion i papritur apo një shtrim në spital i një të afërmi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...