Kush do ta rrëzojë Edi Ramën?

Red Varaku

Revolta e studentëve është kthyer në simbol të zemërimit popullor. Ajo drejtohet kundër vetë arkitektit të kësaj krize, Edi Ramës.

Gjatë këtyre ditëve të bukura dhjetori, Shqipëria reale u shpërfaq përbindshëm në sytë e njerëzve të thjeshtë, deri dje të verbuar nga prozhektorët e propagandës si dhe të shurdhuar nga megafonët e korruptuar të qeverisë nëpër studiot luksoze të korrupsionit.

Edi Rama, ndër kryeministrat më të korruptuar dhe më të paaftë që ka njohur Shqipëria, duket i dobët për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë. Një krizë e cila nuk është thjesht një krizë për një “byrek me gjizë” më shumë, siç po përpiqet të interpretohet nga megafonët e prishur të qeverisë.

Është një krizë që ka kapur në formë kapilare të gjithë vendin dhe që pritet të kthehet në Janar, në një sfidë të pakalueshme për pushtetin politik dhe ekonomik të vendit, madje edhe në një sfidë për vetë sistemin. Është një krizë, që nëse shpërthen do të marrë përpara gjithçka dhe gjithkënd.

Siç edhe vetë Rama e ka kuptuar, kundër tij nuk janë ngritur vetëm studentët. Rrënjët e revoltës studentore është e qartë, që janë më të thella se kërkesat ekonomike të studentëve. Është e gjithë Shqipëria, e cila ka dalë e zhgënjyer, e zbrazur, e dërrmuar dhe e rrënuar totalisht nga rilindja e dështuar e Ramës. Është e gjithë Shqipëria që është gati të shpërthejë.

Është pakënaqësia e të gjithë segmentëve të popullsisë, të cilët ndjehen të vjedhur dhe të braktisur nga reformat “e mëdha progresive” të rilindjes.

Revolta e studentëve grisi maskën dhe nxorri në pah një Shqipëri tjetër, të cilën Rama i alarmuar po përpiqet me çdo mënyrë për ta shuar, arnuar dhe maskuar.

Rama e ka kuptuar këtë sfidë, ndaj është i tmerruar nga zgjimi i madh popullor. Është i tmerruar sepse përballë tij sot janë vendosur vetë viktimat e reformave të tij. Ata që deri dje ishin aleatët dhe votuesit e tij më të mëdhenj. Janë vendosur ata që me Ramën besuan dhe humbën gjithçka.

Përballë ka njerëz të ndershëm, të shkolluar, intelektualë me integritet, përfaqësues tipikë të shtresës së mesme, të cilët sistemi i kalcifikuar që ka ndërtuar rilindja, i pengon me pa të drejtë të marrin atë që u takon.Përballë ka artistë me dinjitet, por të nëpërkëmbur, të lodhur, të flakur rrugëve, ndaj të cilëve shfaqet hapur neveria dhe përbuzja, vetëm sepse janë vendosur në mbrojtje të shtëpisë së tyre, ëndrrës së tyre, Teatrit Kombëtar.Përballë ka profesorë, mësues, të fyer dhe të përbuzur.

Përballë ka avokatë të diplomuar shkëlqyeshëm, që kanë refuzuar të bëhen pjesë e sistemit të kalbur të drejtësisë ose janë përjashtuar nga e drejta për të qenë pjesë e tij, pikërisht për shkak të integritetit të tyre. Përballë ka doktorë, infermierë që janë të detyruar të braktisin familjet e tyre të dashura, vendin e tyre të shtrenjtë, për shkak se vetëm jashtë Shqipërisë mund të ushtrojnë profesionin me dinjitet dhe pa u ndjerë të fyer dhe rrezikuar.

Përballë ka gazetarë të talentuar dhe fisnikë, të përjashtuar nga e drejta për të shkruar, pikërisht sepse janë besnikë të së vërtetës, që duhet të ulin kokën përballë “të keqes” dhe “llumit”, për shkak të interesave që “pronari “ mafioz ka me pushtetin e korruptuar. Përballë ka oficerë policie me integritet, të cilët janë detyruar të braktisin vendin e tyre për shkak të lidhjeve të perfaqësuesve politikë të rilindjes me kri.min e organizuar dhe tradhëtisë së vetë shtetit ndaj tyre. Përballë ka njerëz të flakur në rrugë, të vjed.hur dhe grab.itur pikërisht nga ata, oligarkët, me të cilët kjo qeveri ndan pasuritë e shqiptarëve çdo ditë.

Përballë ka minatorë që po e paguajnë me gja.k bukën e gojës.Përballë ka fermerë të falimentuar pikërisht nga mungesa e subvencioneve nga ana e qeverisë.Përballë ka me mijëra biznese të vogla të mbyllura për shkak të politikave anti-treg të rilindjes. Përballë ka njerëz që kanë mbetur në kufijtë e izolimit shoqëror. Përballë ka qytete dhe periferi, të cilat kanë mbetur tërësisht nën pushtetin e krimit të organizuar.

Përballë ka fëmijë dhe adoleshentë të dhunuar, të denigruar, të cilët e kanë harruar shkollën dhe edukimin, por përballen çdo ditë me problemin e kri.mit, dro.gës dhe hasha.shit.

Ajo që e ka tronditur më së shumti atë është fakti që përballë ka rininë,studentët (ish-aleatët e tij më të mëdhenj dikur).Të rinj me shpirt të pastër dhe të dëlirë, që nuk pranojnë të udhëhiqen nga kri.minelë, haj.dutë dhe të korruptuar. Ata e aku.zojnë atë si vra.sës të ëndrrave.

Kjo ar.matë të zemëruarish janë bërë bashkë dhe duket se e ka marrë seriozisht kërcë.nimin që i vjen nga ky establishment i kalcifikuar politik dhe shoqëror.

Tme.rri që lexojmë në fytyrën e Ramës këto ditë dhjetori lidhet pikërisht me faktin se ai e ndjen kërc.ënimin që po i vjen. Ai e kupton më mirë se kushdo, që këta njerëz janë të vetmit, që dinë të ndërtojnë ekplo.zivin e vërtetë, që mund të hedhë në erë vetë atë dhe qeverisjen e tij të kalbur fund e krye.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...