S’ka si bakllavaja

Nga Edison Ypi

E hollë ose e trashë. E madhe ose e vogël. Me pak ose shumë peta. Me miell mulliri ose dyqani.

Me vaj ulliri ose me gjalp. E pjekur në shtëpi ose te furrxhiu që pjekjen e ka zanat prej brezash te furra e vjetër te kthesa e rrugicës ku e ka pas’ shtëpinë ajo goca me bishtaleca, thela e bakllavasë nuk hahet vetëm nëpër sebepe, si thonë ca që s’dinë ç’është jeta.

Thela hahet kur duhet të shpërthejë fantazia sa të çuditet bota, të buçasi imagjinata sa të tundet dheu, të çahet qielli sa t’i rrjedhin lotët. Thela hahet kur oreksi s’përmbahet, dëshira shkrepet, qefi ngrefet.

Janë edhe tava e dhesë, imambajalldia, pilafi, kadaifi, dhe të tjera. Por jo si bakllavaja. S’ka si bakllavaja. Rroftë bakllavaja.

Rroftë thela e vogël në formë rombi që e djeg botën sa herë i do qefi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese...

Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban,...

Marjan Ndërshtiqaj: Dukagjini meriton më shumë, me Partinë Socialiste drejt zhvillimit

Në një takim entuziast në zemër të Dukagjinit, në...

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...