Prindërit presin vendimin e Gjykatës nëse djali i tyre duhet të vazhdojë të jetojë (Foto)

Prindërit e një fëmije të sëmurë kanë postuar imazhe prekëse të djalit të tyre, përderisa ata presin vendimin e Gjykatës së Strasburgut që të merr vendimin që mjekët të vazhdojnë trajtimin e djalit të tyre,

pasi këta të fundit insistojnë që të ndërprenë vazhdimin e jetës së tij me arsyetimin që ai nuk do të ketë shpëtim.

Chris Gard dhe Connie Yates duan që Charlie Gard, i cili vuan nga një gjendje e rrallë gjenetike dhe dëmtim të trurit, që t’i nënshtrohet një terapie në Amerikë

Gjyqtarët në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut u kanë thënë mjekët në Great Ormond duhet të vazhdojnë t’i ofrojnë mbështetje për jetë Charlit të paktën deri sonte në mesnatë, për t’i dhënë kohë avokatëve të çiftit të paraqesin argumente të hollësishme ligjore.

Përderisa ata po presin me padurim vendimin, Chris Gard ka postuar një foto prekëse të djalit të tij 10 muajsh i cili mban pasaportën e tij në dorë, dhe një foto tjetër ku shihen duke festuar festën e parë së bashku të “Ditës së Babait”.

Charlie u lind i shëndetshëm, mirëpo u shtrua në spital kur ai ishe më pak se dy muajsh dhe është diagnostifikua me një gjendje të rrallë gjenetike e cila shkatërron energjinë nga muskujt dhe organet e tij.

Specialistët në Spitalin Great Ormond në Londër, ku janë duke u kujdesur për Charlie thonë se terapia e propozuar nga një mjek në SHBA është eksperimentale dhe nuk do ta ndihmojë.

Ata thonë se mbështetja e trajtimit duhet të ndalet dhe do të ishte “jo-etike” për ta mbajtur të gjallë pasi në këtë mënyrë ai mund të vu.aj.

Prindërit e Charlie kanë kërkuar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Francë, për të shqyrtuar çështjen pas humbjes së betejës në Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë.

Gjyqtarët e Strasbourgut mund të duan që trajtimi të vazhdojë për një periudhë më të gjatë deri sa të mund të t’i analizojë të gjitha parashtresat.

Në anën tjetër spitali insiston se nuk duhet vazhduar terapia pasi nuk do të ketë përmirësim.

Ndërsa, prindërit e Charlie thonë se ai po u përgjigjet atyre dhe se ai po bëhet më i fortë dhe janë pro lejimit për ta dërguar në SHBA për një trajtim eksperimental spitalor i cili nuk është
provuar asnjëherë më parë në ndonjë njeri.

Gjendja e tyre bëri që mbi 83 mijë njerëz dhe dashamirës të dhurojnë më shumë se 1.3 milion për të paguar trajtimin e tij në Amerikë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...