DHJETORI DUHET TË ISHTE NË FESTË, POR ËSHTË NË PROTESTË

Dhjetori duhet të ishte në festë, por është në protestë”. Kështu u shpreh deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili ishte në krah të banorëve të Unazës së Re, të cilët për rreth 2 muaj kundërshtojnë projektin për ndërtimin e Unazës së Re.

Sipas Balliut, sot e gjithë Shqipëria është në protesta për shkak të keqqeverisjes.

Balliu: Është data 30 dhjetor dhe Shqipëria vazhdon të jetë e mbushur nga protestat. Nuk është parë kurrë as në Shqipëri dhe as në një vend tjetër, në vend që dhjetori të mbulohet nga festimet, nga gëzimi dhe lumturimi këtu po mbulohet nga protestat, nga hidhërimi ndaj një qeverie që nuk i hap veshët, nuk i hap sytë.

Balliu i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që vitin e ardhshëm të dalin në protesta për të rrëzuar qeverinë dhe për t’i hapur rrugë një mënyrë tjetër jetese.

Balliu: Një polici që merret me kapsolla, ndërkohë që bandat luftojnë rrugëve në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë. Nga një kryeministër i cili një thotë para zgjedhjeve, një gjë tjetër bën pas zgjedhjeve.

Nga një kryetar bashkie që mashtron nga mëngjesi deri në darkë. Mashtronte kur fliste me pseudo banorë të Astirit që ishin punonjës të bashkisë, mashtron kur mbjell pemë, ndërkohë që i ka hequr të gjitha pemët e Unazës, mashtron kur thotë se nuk do bëhen ndërtime, ndërkohë që i jep Edmond Begos 60 mln euro projekt dhe për atë projekt do tju prishi shtëpitë ju.

Janë këto arsye pse sot Shqipëria është e mbushur me protesta, pse sot emigrantët janë në protestë, pse sot naftëtarët janë në protestë, pse sot minatorët janë në protestë, pse sot studentët janë në protestë, pse gjithë Shqipëria është në protestë.

Është koha që në këtë vit që po vjen ti gjejë shqiptarët më mirë dhe më të shëndetshëm. Por para se të vijë kjo kohë duhet të largojmë Edi Ramën. Vitin tjetër gjithë bashkë duhet të jemi përballë kryeministrisë, duhet ta largojmë njëherë e mirë Ramën dhe farën e zezë komuniste që ai përfaqëson.

Duke komentuar ndryshimet në qeveri, Balliu tha se ato janë lojëra të kryeministrit Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...