‘Nga 1 janari 2019 bastet do trajtohen si parcela kanabisi’, Lleshaj porosi drejtuesve të policisë: Do mbani përgjegjësi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit me fokus ndalimin e basteve sportive nga data 1 janar 2019.

Lleshaj tha se çdo aktivitet i kësaj natyre pas datës 1 janar do konsiderohet veprimtari e paligjshme e cila do sanksionohet sipas ligjeve në fuqi.

Lleshaj paralajmëroi edhe drejtuesit e policisë nëse në zonat e monitorimit të tyre do konstatohen aktivitete të ushtrimit të basteve sportive.

“Nga ora 00:00 e 1 janarit ndalohen bastet sportive dhe garat e kësaj natyre. Nga data 1 janar kjo veprimtari bëhet e paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndalimi i saj është detyrim për Policinë e Shteitt.

Në ccdo lokal ku ushtrohet në mënyrë të hapur apo të kamufluar, duhet të trajtohet si parcelë kanabisi dhe e gjithë qasja e policisë duhet të jetë e tillë nëse ka mbetur ndonjë në funksion.

Drejtuesit e policisë do vihgen përpara përgjejgësisë nëse konstatohet veprimtari e paligjshme në territorin që ata do kenë në mbikëqyrje”, u shpreh Lleshaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...